VIDEO/Suprizon Berisha,futet tek Selia e Partisë Demokratike,ndërsa Basha mbyll derën e Zyrës dhe lajmëron Policinë …
Ish-kryeministri Berisha së bashku me Komisionin për Rithemelimin e PD-së ka hyrë në selinë blu, ku ndodhet Lulzim Basha, kryetari i shkarkuar nga Kuvendi me datë 11 dhjetor. Basha ndodhet brenda i mbyllur bashkë me disa deputetë e miqë të tij.
Sapo ish-kryeministri Berisha ka hyrë me deputetë dhe drejtues të PD-së që po drejtojnë partinë fill pas Kuvendit Kombëtar të PD-së me datë 11 dhjetor, mësohet se Lulzim Basha ka mbyllur me çelës derën dhe ka lajmëruar policinë e shtetit, e cila patrullonte rrotull Xhamisë së Madhe për të qenë gati për tu futur brenda selisë ku ndodhet Basha.
Ndërkohë që Sali Berisha me anëtarët e Komisionit Nismëtar ka hyrë për mbledhje në selinë blu, në sallën ku do të hynte Berisha, nuk kishte asnjë karrike, pasi ishte urdhëruar nga Basha që të boshatisej salla.
Ndërkohë Berisha akuzoi Bashën se është fshehur në zyrë dhe nuk guxon të dalë.
Përballë zyrës ku ish-kryeministri Berisha po jepte konferencë shtypi, Basha i cili nuk del nga zyra.
“I ka marrë të gjitha karriget në zyrën e tij, nuk ka lënë asnjë karrige në sallë se nuk i mjafton karrigia e vet“, tha Berisha para gazetarëve.
Berisha dhe Basha zhvilluan mbledhjet paralelisht në dy salla të ndryshme përballë njëra-tjetrës.
Ndërkohë jashtë sallave, ku po zhvillohen mbledhjet janë mbledhur mbështetës të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.
/PatriotikMedia/