Çfarë u Planifikua në Zyrën e ish-Kryetarit Basha nga takimi Kokë më Kokë me Ambasadorët e BE-së dhe ajo e SHBA-së …
Nga Redi Minga –
Sot me ftesë të Lulzim Bashës ambasadorja e SHBA-së dhe disa ambasadorë të vendeve kryesore të BE mbërritën me urgjencë në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një takim me ish-kryetarin e shkarkuar nga Kuvendi i Sali Berishës më 11 dhjetor.
Ambasdoria e SHBA-së si dhe të BE-së si e Gjermanisë, Francës dhe Anglisë janë pritur në selinë e PD nga nënkryetarja Jorida Tabaku dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.
Media në Shqipëri komentuan se nuk bëhet e ditur nëse ky takim është bërë me kërkesë të ambasadorëve apo të Lulzim Bashës.
Por unë sic e theksova më lartë sipas burimeve që unë disponojë është bërë nga vetë Lulzim Basha,arsyeja e këtij takimi urgjentë i Bashës me Ambasadorët është për të ndërtuar një “Sulm” të ri kundër Sali Berishës me anë të SPAK-ut.
Po çfarë u planifikua në zyrën e ish-kryetarit Basha nga takimi Kokë më Kokë me Ambasadorët e BE-së dhe ajo e SHBA-së …
Nga burimet të besueshme që unë disponojë Lulzim Basha nga takimi për rreth 75 minuta ju ka kërkuar që Ambasadorët të ndërhyjnë në SPAK për të krijuan një plan për të krijuar me anë të deklaratave nëpër media se gjoja janë zbuluar prova ndaj disa personave që ndodhen në krahë të Berishës sic janë disa Deputet dhe disa Njerëz me influencë tek Sali Berisha që ti çojnë ata për ndjekje penale.
Po kështu Basha ju ka kërkuar Ambasadorëve sidomos Ortakes së tij Yuri Kim që të veprojë menjëherë me ndihmën e DASH që Berisha të thërritet nga SPAK-u,pasi situata po merr drejtim të kundër nga planet e tyre dhe sic po zhvillohen ngjarjet në shqipëri nga Sali Berisha,Basha i trembet Referendumit të 18 Dhjetorit dhe kërkon që me çdo kusht që Referendumi të mos realizohet.
Gjithmonë sipas burimit që unë disponojë Ambasadorët e BE-së kanë qenë më të tërhequr nga kërkesa e Bashës për futjen në veprim SPAK-un pasi ata mendojnë se kjo do të sillte një preçedent të rrezikshme për shqipërinë dhe situata mund të dilte jashtë kontrollit.
Çdo gjë ngelet për t’u parë sidomos nga veprimet e Ambasadores Yuri Kim dhe të disa deklaratave të Ambasadorëve të BE-së.
Besoj se të gjthë e keni vënë re se ka nja dy ditë që SPAKU po zbaton urdhërat e Rilindjes duke bërë arrestime sic ishte lajmi FakeNews për arrestimin e Ish-Prokurorit Adriatik Llallës i cili ka kërkuar Azil Politikë dhe SPAK-u mashtroi me ane të mediave në shqipëri si dhe sot thuhet se kanë arrestuar Lefter Kokën.
Ja pra le të presim se si do zhvillohen ngjarjet nëvend nga Prokurorët e Sorosit në shqipëri pasi kjo është arma e fundit që mund të përdorin Kaviet e Sorosit për të shuar zjarrin e krijuar nga Sali Berisha të cilit po planifikohet ti bllokojnë dhe faqen në facebook por ky burim mbetet për t’u verifikuar 100 %.
/PatriotikMedia/