Fill mbas takimit me Lulin,Yuri Kim lëshon mesazhin e saj, pasi SPAK ka Arrestuar Lefter Kokën …

Siç ju njoftuam pak më parë në një shkrim të bërë nga Gazetari ynë Redi Minga se ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është arrestuar nga Policia ku mësohet se arrestimi i tij ka lidhje me kallëzimin penal të bërë në SPAK nga LSI, për dosjen e inceneratorëve.

Nga disa burime bëhet e ditur se janë edhe disa emra të tjerë të njohur që po hetohen nga SPAK-u.

Nëpër media po raportohet se ish-ministri akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.

Por çfarë ndodhi pas arrestimit të Lefter Kokës?

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim e cila ka reaguar pas operacionit të SPAK që çoi në pranga ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka fill mbas takimit me Lulzim Bashën.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Kim thotë se veprimet e SPAK tregojnë që askush nuk është mbi ligjin.

“Veprimet e SPAK, sidomos këtë javë, tregojnë që askush nuk është mbi ligjin. Mund të vraposh, por nuk fshihesh dot nga ligji. Reforma në drejtësi po prodhon rezultate konkrete”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

/PatriotikMedia/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Kjo Zvarritje Kërmijsh duhet të marrë Fund!
Next post Parlamenti i Britanisë së Madhe miraton “Pasaportat e Detyrueshme të Vaksinës” kundër “Rebelimit” …
error: Ky publikimet jane te mbrojtura