Lulzim lëre Kuvendin, po mblidh Demokratët e dil në Protestë Kundër Rilindjes,apo ke Frikë se të bëjnë Anti-Amerikanë …
Nga Redi Minga –
Sot Lulzim Basha në Kuvendin me Lylzimsa dhe Rilindsa ka folur për shpalljen ‘non grata’ të ish kryeministri Berisha, ku deklaroi se drama që ra mbi Berishën, duhej shuar duke krijuar një dramë mbi demokratët?
“Pas shpalljes së tij non grata për korrupsion madhor dhe pengim të demokracisë, ne jemi përballur me një fushatë të pashembullt, të pa principtë tha Basha përpara Rilindasve dhe Lylzimsave.
Ju Lulzim më tej thatë se jemi përballur me një fushatë në kufinjtë e një lufte civile, me një arsenal mjetesh nga më të pistat, metodash nga më të ultat të një grupi të vogël, por zhurmëmadh për ta detyrur PD të hyjë në një konflikt me SHBA, për ta detyruar PD të bëhet mburojë e problemit personal të Sali Berishës.
Pastaj u mburre duke thënë se: më takonte mua të merrja mbi vete peshën e atij vendimi, të kthesha në rrufepritëse të akuzave që vërshuan dhe vërshojnë si lum, më takonte mua të lidhesha pas direkëve e të mbyllja veshët me dyll, që të mos dëgjoja këngën e sirenave, që sot janë një orkestër e madhe e mirëpaguar, e dirigjuar për të më denigruar mua dhe ekipin tim, e cila kishte vetëm një funksion, shmangien e të vërtetës.
Dhe e vërteta është shumë e thjeshtë. Drama që ra mbi Berishën, duhej shuar duke krijuar një dramë mbi demokratët, duke i trazuar shpirtrat e tyre të lënduar nga padrejtësia e 25 prillit, në interes të një personi, dhe të atyre që kurdisin mërinë e tij, duke e dëmtuar kështu Partinë Demokratike.
Por unë nuk mund ta pranoja këtë, ne nuk mund ta lejojmë këtë, sepse Partia Demokratike nuk është pronë e askujt, por është pasuri e demokratëve, të cilët kërkojnë vetëm një gjë, fitoren.
Dhe fitorja nuk mund të vij kurrë duke pasur një non grata në radhët tona, as duke e shndërruar të gjithë partinë në non grata, për ta hir të fateit personal të një personi kushdo qoftë ai.
Pandaj çfarë ka ndodhur pas 9 shtatorit po na ndryshon. Dhe ne sot zgjedhim të na ndryshojë për mirë”, tha Basha.
Fjalimi dhe justifikimet tuaja o Lulzim mu duken tamam si Fabula Dhelpra me Rrusht.
Ky Kuvend që organizove i tregove shqiptarëve që Ju o Lulzim jeni gati të bëni çdo gjë që të ruani Karrigen sepse je pengu i George Sorosit dhe nuk del dot nga kjo Tallava Sorosiane sepse e di shumë mirë se çfarë të pret.
Me këtë Kuvend ti ngarkove veten akoma me faj, sepse ti mendon se do të mbrojë Rama apo Soros sic shpëtuan Afganistanët nga Talebanët, po gabon o Lulzim sepse Shqiptarët nuk do të lejojnë as ty e as Edvinin që të arratiseni, edhe sikur Soros të s’jelli edhe Ushtrinë Amerikane që t’ju mbrojë sepse ke shumë Mëkate për të larë në shqipëri.
Ti po të ishe Burrë o Lulzim e sfidoje Sali Berishën në Kuvendin e tij ku ti kërkoje që të votoheshit që të dy,ku ti tregoje shqiptarëve se kush do ta merrte drejtimin e Partisë Demokratike,por jo o Lulzim sepse ti s’ke as këllqe e as fytyrë të dalësh përpara demokratëve të ndershëm, që të kanë mbështetur për hatër të Sali Berishës sepse asnjë Demokratë nuk të ka dashur.
Dhe diçka tjetër Lulzim ju që po pretendoni se keni mbështetjen e Demokratëve, po të bëj një ofertë që t’ju tregosh Shqiptarëve se të mbështesin, fto Demokratët të dalin në Protestë Kundër Rilindjes pasi ka shumë arsye që të Protestoni, por ti nuk e bën dot sepse kam frikë se ty nuk të vijnë asnjë. Ndoshta do thërrasësh Rilindasit që të rrëzojnë Edvinin sic i pate të ftuar si delegatë sot në Kuvendin tuaj pro-Sorosianë por nuk janë çmendur ta plotësojnë këtë dëshirë,apo mos vallë ke frikë nga Yuri Kim se të bën dhe ty Anti-Amerikanë sic bën Berishën që kishte 8 vite në pension.
/PatriotikMedia/