Tani Deadline nuk është më për Lylin për Grupin e Rithemelimit! Kjo është data 20 Dhjetor! Unë do të jem aty!
TANI DEADLINE NUK ËSHTË MË PËR LYLIN POR PËR GRUPIN E RITHEMELIMIT! KJO ËSHTË DATA 20 DHJETOR! UNË DO TË JEM ATY!
Ndryshe në dt 21 Dhjetor njerëzit do thonë: “Këta s’po nxjerrin nga zyra Lylin, do nxirrkan Ramën.. u pikaaaa! Bëni gati valixhet se ky vend s’bëhet më…
Nga Avokati Altin Goxhaj (Levizja AntiSoros Për Shqipërinë)
Çfarëdo që shihni me sy kjo ishte ajo java ku pikat e forta kthehen në pika të dobta dhe pikat e dobta kthehen në pika të forta sepse kërmijtë e Soros dhe Lylit penetrojnë në të dy kampet bashkë me jargët e zvarritjes së tyre! Por siç e dini jargët lënë gjurmë dhe identifikohen. Çështje manualesh të Soros, Kapitulli “Kërmijtë”! (Këtë do u’a shpjegoj më gjerësisht sot në TV Kanalin 7 në 16:00 dhe sdms nesër në 16:30 në Fax News)!
Sot Lyli kishte luksin të bënte spektaklin e shpifur sikur ka njerëz (s’ka lënë familjar e staf të tarafit të tij dhe Ramës pa mbledh).
Ky është maksimumi që mund të sigurojë Lyli që knej e tutje.
Natyrisht që edhe lopa e kupton se sot mësuam se as kaq vota nuk ka (një pjesë i ka prurë halli i punëdhënësit socialist apo klientëve të Lylit, si rasti i atyre të borderosë së UET që është pronë e deputetit socialist Leart Duraj) dmth Lyli s’ka vota as për të nxjerrë një deputet, por gjths është në gjëndje të prodhojë fotografi dhe video!
Ai ka veç një detyrë, ta zgjasë e zgjasë sa më shumë agoninë e epokës së tij në kapjen e PD për të realizuar Misionin e tij për bërjen fije fije të asaj partie për llogari të Bosit të tij, George Soros!
Po kush ishte Arsyeja pse ju dha mundësia Lylit pas Kuvendit Spektakolar të 11 Dhjetorit (kuvendi që fitoi zemrat edhe të oponentëve më të fortë të Berishës) që të bënte kshu fotografishë dhe videosh?
Sepse Berisha i ka mbështetur këmbët te masa amorfe e kërmijëve që rivotuan Lylin Kryetar në Qershor dhe jo tek njerëz si Ibsen Elezi me shokë, që shkuan që në 27 Prill, 2 ditë pas Zgjedhjeve të 25 Prillit për ta hedhur Lylin në Lanë!
Ibseni ishte i vetmi politikan demokrat që prej 2018 që kishte kurajon por edhe vizionin se si zgjidhen këto punë, me shpatën e Demokleut, ndërsa kërmijtë e Berishës në grupin e rithemelimit që ishin krahu i djathtë i zvarritjes 8vjeçare të Lylit të Soros, dinë të bëjnë atë që kanë bërë 8 vjet: zvarritje zvarritje zvarritje..
Në fund të fundit një pjesë e tyre e dinë që e vetmja arsyeja pse janë në komisionin e rithemelimit të Berishës është kompromisi për dobishmërinë afatshkurtër të heqjes qafe të Lylit (si pengesë proçeduriale) për luftën e vërtetë kundër Ramës!
Pas heqjes së Ramës siç ua kam thënë ata s’i hyjnë më punë as dreqit, madje janë të dëmshëm dhe bartin kosto. Ndaj dhe janë të interesuar që beteja me Lylin të zgjatet përtej kalendave greke që ata të vazhdojnë të jenë të dobishëm duke konsoliduar pozitat e tyre, eleminimin e konkurentëve si Ibsen Elezi me shokë, grupin real konservator në PD!
Ibseni dha prova këto 3 vjet se si zgjidhen këto punë ashtu si dhe kërmijtë pranë Berishës dhanë prova këto 8 vjet si stafi i repartit të Lyl zjarrfikësit të Kryeministrisë që shuante zjarrin e rezistencës popullore!
Nëse e mbani mend, Ibsen Elezi (edhe me ndihmën time) në Tetor 2018 inicoi një lëvizje me sloganin:
HAJDE TË HEDHIM LYLIN NË LANË QË TË SHPËTOJMË OPOZITËN E KAPUR DHE GJITHË SHQIPËRINË!
Dhe e kishte seriozisht! Por demokratët nuk e orën seriozisht se prisnin reagimine Doktorit!
Ibseni e provoi përsëri në 27 Prill 2021! Por e lanë vetëm përsëri, sepse përsëri shihnin nga Doktori!
Nëse do më kishin dëgjuar mua para 2 javësh se si duhej “festuar” te oborri i PD brenda dt 12 Dhjetor, ditëlindja e PDsë sipas standardit të Ibsen Elezit (pra në kulmin e kuotave pozitive në opinionin publik për Berishën dhe nën zero për Lylin) s’do kishim sot këtë standardin e zvarritjes..
Por ju e dini që unë jam në censurë të plotë të Çim Pekës këto 4 muaj për çështjet politike, pikërisht si akt politik i grupit të kërmijëve që rivotuan Lylin në Qershor që sot janë pranë Berishës! Ndërkohë kjo censurë sponsorizohet direkt nga Erion Veliaj i cili është i tmerruar nga ajo që e pret nga unë në 2022 ose në 2023! Se e ka provuar 2 herë, në 2004 dhe 2008-2009.. kur desh i humbi të gjitha!!! (duhet kujtesë e fortë që të më kuptoni dhe kujtoni).
Sot ja ku jemi:
Lyli është akoma në zyrë dhe qendrat e votimit të Referendumit në shumicën e rasteve ishin nëpër kafera dhe bare sepse zyrat e PD ishin të bravosura ndërsa shkallët me vaj rrëshqitës makinash që më kujtonin jargët e kërmijëve që dje ishin me Lylin e sot me Berishën!
Keq më vjen ta them, por Deadline tani nuk është më për Lylin por Berishën!
Lyli duhet hedhur në Lanë brenda dt 20 Dhjetor sipas standardit të 27 Prillit të Ibsenit dhe jo kërmijëve që rivotuan Lylin në Qershor, ndryshe, Opozitën e premtuar, e mori lumi..
Berisha se ka më luksin e rigabimeve, as ne nuk kemi 2 jetë që të zvarritemi akoma nga kërmijtë!
Dhe në dt 21 Dhjetor njerëzit do thonë:
“Këta s’po nxjerrin nga zyra Lylin, do nxirrkan Ramën.. u pikaaaa! Bëni gati valixhet se ky vend s’bëhet më…
Tik tak tik tak Dt 20 është Deadline për të hedhur Lylin në Lanë!!! Tik tak Tik Tak.
/PatriotikMedia/