Thirrja e ish-kryeministrit Berisha: Më 20 dhjetor, ditën e Hënë, Protestë në Tiranë Kundër Open Ballkan …


Sot ish-kryeministri Berisha votoi përballë ambasadës amerikane te “Bar Amerika” si një sfidë edhe ndaj ambasadores Yuri Kim.

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, komentoi edhe faktin që do të votojë pranë Ambasadës Amerikane, madje në një lokal që quhet “Bar Amerika”.

“Nëse mendoni se për asnjë vend të lirë të botës, aq më tepër për SHBA, vota e lirë është vetëm e mirëpritur,” tha Berisha.

Me tej Berisha sulmoi Basha si peng i kryeministrit Rama,ky është Referendumi i shpresë deklaron Berisha.

Në lidhje me datën 20 dhjetor, pra ditën e hënë, kur Berisha ka njoftuar protestën e madhe kombëtare të popullit shqiptar kundër kryeministrit Rama, kundër varfërisë si dhe kundër vizitës së Presidentit serb Vuçiç; kjo protestë do të fillojë pikërisht nga zyrat e selisë blu. Me pas nga selia blu, tha Berisha, do të nisemi drejt kryeministrisë.

Ora 16.00 duhet të jetë ora kur demokratët dhe gjithë opozita shqiptare do të mblidhet te selia blu në PD.

Protesta do të jetë para zyrës së kryeministrit Rama në Bulevard.

Thirrja e ish-kryeministrit Berisha për protestën e ditës së hënë më datën 20 dhjetor, do të jetë një tjetër test për të parë se sa demokratë mund ti mblidhen Berishës në Bulevard, ndonëse sipas organizatorëve deri tani kanë konfirmuar ardhjen të gjithë anëtarët e PD-së, të cilët janë mbi 70 mijë veta.

Përveç demokratëve dhe simpatizantëve të partive të opozitës do të jenë shumë edhe nga shoqëria civile.

Kjo protestë e datës 20 dhjetor do të jetë paralajmërimi i PD-së të drejtuar nga ish-kryeministri për protesta masive gjatë pranverës së ardhshme.

Sipas organizatorëve të protestës dyshja Vuçiç-Rama janë për “Open Balkan” një inisiativë që rrit hegjomoninë serbe në Ballkan, në thelb kundër Procesit të Berlinit, inicuar nga ish-kancelarja gjermane Merkel.

Ditën e hënë moti do të jetë me diell dhe pa temperatura minimale, gjë që do të sjell një numër të madh protestuesish në Bulevard.

Sipas burimeve tona mësohet se Policia e Shtetit për protestën e ditës së hënë do të mobilizojë mbi 9 mijë punonjës dhe efektivë të Policisë së Shtetit.

/PatriotikMedia/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Sali Berisha: Referendumi i Lirisë, Shpresës, fitores! Të gjithë të votojmë!”
Next post Shfrytëzoni Ligjin Ndërkombëtar? Se po Vrasin Miliona Njerëz? Qeveria edhe çfarë pastaj?
error: Ky publikimet jane te mbrojtura