Shqiptarë mos u Frikësoni, 4 Janari i Ramës është një Test për Vaksinimin e të Gjithë Shqiptarëve?
Nga Redi Minga –
Sot Rama publikoi në Fletoren Zyrtare nr.201, urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë për Vaksinimin e plotë si dhe testet që duhet të paraqesin çdo ditë, punonjësit e administratës shtetërore dhe të qëndrave tregtare në vend duke filluar nga data 4 janar 2021 për Green Pass.
URDHËR Nr 561 dt 23.12.2021 për marrjen e masave për parandalimin e infeksionit Covid-19 për punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tragtare .

KË PO URDHËRON RAMA I SOROSIT?
Në këtë copë letër që shikoni lart,Rama shkruan se: Punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe të qendrave tregtare, si një ndër kategoritë që rrezikohen dhe përbëjnë rrezik për të tjerët, me qëllim për të penguar përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga Sars-Cov-2 (COVID-19),duhet të depozitojnë pranë qendrës së punës, duke filluar nga data 4.1.2022, një nga dokumentet e mëposhtme:
a) Çertifikatë vaksinimi COVID-19, të lëshuar nga e-Albania, që vërteton vaksinimin e plotë, në formë digjitale apo të printuar;
b) test PCR-je, çdo 5 ditë, të kryer sipas procedures për kryerjen e testeve për efekte administrative, për të verifikuar që nuk janë mbartës të infeksionit Sars-Cov-2
c) çertifikatë shërimi COVID-19 të lëshuar nga e-Albania ose dokument të lëshuar nga autoritetet shëndetësore të vendit, që provon shërimin nga infeksioni Sars-Cov-2, me vlefshmëri deri në 6muaj pas shërimit.
A e dini pse Rama po nxiton që ta bëj këtë gjë sa më shpejt…Sigurisht që nuk e dini.
Do mundohem që t’jua shpjegojë shumë thjeshtë.
Publikimi në fletoren Zyrtare të kësaj copë letre nga Rama që na e reklamon gjoja si urdhëri i Ministrisë së Shëndetësisë për të Vaksinuar shqiptarët por që është urdhëri i tij,nuk është gjë tjetër përveçse një “Testim” për të parë reagimi e njerëzve,pasi sic e dini Rama gjithmonë i ka bërë gjërat në shqipëri me testime pastaj ka vepruar,por kjo nuk ka për të funksionuar pasi kjo lojë nuk pi më ujë sot tek Shqiptarët.
Rama është në orët e tij të fundit në karrigen kryeministrore,sepse Luli me Erion Veliajn i nxorrën në shesh të gjithë të dhënat e Shqiptarëve me qëllim shkatërrimin e Qeverisjes Rama pasi sic dihet Luli me Veliajn po mundohen që të qeverisin së bashku pasi të largojnë Ramën,ashtu sic veproi Rama me Fatos Nanon që i mori Partinë Socialiste me ndihmën e Ilir Metës.
Prandaj mos u shqetësoni dhe mos u frikësoni nga Testimet e Ramës sepse nuk do t’a arrijë dot këtë pisllik që të bllokojë shqiptarët duke shpikur letra pa vlerë.
Përse jam i bindur që Rama nuk ka për ta realizuar dot planin për në 4 Janar që të na vaksinojë apo të na pajisi me Green Pass.
Sepse Shqipëria do shpërthejë nga Protesta që do fillojnë më 8 Janar kundër Rilindjes dhe Opozitës të Lulit ushtarit Besnik të Sorosit të cilin e ka mbërthyer ethet e Janarit 2022.
Dhe fillimi i protesta është një goditje e madhe për Rilindjen Sorosiane,Rama dhe Luli janë në hall të madh sepse po ju rrëshket nga duart “Pushteti Mafioz”…Ka disa Njerëz që mendojnë se Rilindja do ta kryejë vaksinimin e detyruar dhe pajisjen me Green Pass?
Por nuk ka për të ndodhur kurrë kjo gjë.
Nga burimet që unë disponojë 2022 është “vdekja” Politike e Ushtarëve të George Soros,si Rama,Luli,Veliaj por edhe Pronarët e Mediave që ju kanë shërbyer në përhapjen e terrorrit psikologjikë të Plandemisë tek shqiptarët.
Prandaj këshilla ime është:
Rrini të qetë o Shqiptarë se asgjë nuk ka për të ndodhur çdo gjë që shkruhet e thuhet nga Rilindja Sorosiane,që sot e tutje do të jetë një zile pa zë që askush nuk ka dëshirë ta dëgjojë apo ta miratojë melodinë e Rilindjes Sorosiane.
Koha është në favor të Shqiptarëve çdo tentativë e Politikës Shqiptare si ajo e Rilindjes dhe e Opozitës se Sorosit është e dështuar e vdekur dhe e mbaruar.
/PatriotikMedia/