Vendim Musaraj Firenze: Njëri tjetrin mos e Shani,Mos u Nxini si B*thë digani si Dobiç djal i Jaranit …

Në një faqe në facebook gjetëm një Poezi Brilante e shkruajtur nga Vendim Musaraj që sipas shkrimit të tij jeton në Firenze.Vendimi me origjinë po sipas facebook na del nga vendi i flamurit,me një fjalë nga Vlora.

Vendimi e nis Poezinë e tij duke përshëndetur frendsat dhe duke ju kërkuar ndjesë për disa fjalë banale në poezin e tij pa titull.

Ju përshëndes nga zemra me këto vargje të gjata.Më falni ,, Pak banalitet …

Shumë të lodhur peribret
Sot i mbusha tridhjet vjet
Veç një kartë më ka mbetë
Ysmeqar për në çdo shtet
A’s njeri me gojë s’na flet
Fukarenjë dhe peribret
Në Shqipëri a’s një s’na pret
Na kanë mbyllur dhe halet
Na lanë përjashta për jetë


Neve jemi rracë harbuti
Rracë shurre rracë muti
Ysmeqar s’punon hajduti
Si qengji deles na zbuti
Iku plumbi nga baruti


Kjo është bota e pa shpresë
Si derri futur në thesë
Kur mendoi se do të vdes
S’kam a’s një që të na pres


Të rri urtë dhe mo’s të flas
Se me rri dajaku pas
Do më mbysin në gurmas
Do më qëlloi me dërras
S’kam a’s njeri që ti flas
Deri sa zemra të pëlcas


Të pëlcas e t’ja bëj bam
Të kërkoj Nënën dhe Babanë
Ti bije botës anë dhe mban
Ti bëhem Zotit kurban


Sa më dhimbset Shqipëria
Atje ku ka lindur fëmija
Ku tregohet historia
Ne ç’do betejë trimëria
Të lidhur si vllazëria
K’ur hanë bukë e pihet rakija
Ku me shtat ngrihet dollia
Ku bie fyelli çiftelia
Malësori dhe Labëria
Janë vatanet e mija


Do duroj dhe do të pres
Sa kam frymën kam nje shpresë
Si drutë e zjarrit ti ndez
Për ç’do gjë dua të pyes
Se jam njeriu me besë
Amanetin nuk e tresë


Le të shkoj atje ku doja
Zërin ta nxirja nga goja
Si Bilbilat të këndoja
Sa shumë që do të gëzoja
Si përrallë do ta tregoja


O njeri sa ke ndryshuar
Zotin kurrë se kam dëgjuar
Kish dhe Xhami janë bekuar
A’s një ditë si ke kërkuar
I shikon dhe s’ke ç’u thua
A’s një fjalë s’iu ke besuar


Njëri tjetrin mos e shani
Mos u nxini si bythë digani
Të gjallin doni ta qani
Si dobiç djali jaranit
Të dhemb zemra të djeg xhani
Turpin me bukë mos e hani


Thuaj një fjalë kur ta lexoni
Të pa’drejtën të ma thoni
Si corva pa’tos limoni
Kur të drejtën ta gjikoni
Veç me këmbë mos e mbuloni.

Shënim: Redaksia ka bërë korektimin e shkrimit pasi kishte disa gabime autografike dhe jemi munduar ta përshtasim sipas gjuhës letrare dhe jo sipas dialektit Vlonjatë,i kërkojmë ndjesë Autorit të Poezisë dhe e falenderojmë për këtë Poezi perlë

/PatriotikMedia/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post VIDEO/Deklaratë e fortë e Dr. Reiner Füllmich: Nuk kemi Pandemi! Por kemi Pandemi të Testit PCR!!! …
Next post Shqiptarë ne duhet të veprojmë si Shqiponja derisa t’ja mbarojmë Oksigjenin Sorosit…
error: Ky publikimet jane te mbrojtura