Vjedhjen e të Dhënave ta kthejmë në Tendera!

Nga Ylli Dylgjeri –

Ende diskutohet e debatohet për nxjerrjen në shesh të bazave me të dhënat më sensitive të qytetarëve e që shteti i tyre nuk ish në gjendje t’i ruante. Thonë e ç’nuk thonë rilindasit, në përpjekje për të minimizuar skandalin. Përbetohen drejtorkat e Ramës se prej tyre nuk ka dalë gjë për be, as nuk ka hyrë kush nga jashtë t’ua marrë nga sistemi.

Se sistemet i kanë top.

Thjesht dikush i parëndësishëm, nga brenda, i ka tjetërsuar ekselrat….

Jooooooo, hidhet krahu kundërshtar ose ndonjë specialist që merr vesh nga këto punërat e ekselërave dhe të sistemeve. Dhe na rendisin një mal me argumente e sqarime se si mund të ketë ndodhur dhe çfarë risqesh krijohen.

Por, u them, ndaluni pak bre njerëz!

Merreni më shtruar se nuk e thotë kot Lideri Ynë i Shumëpërndritur Global që kjo punë nuk është vjedhje me sulme sistemi. Unë për vete e besoj.

Lideri yne eshte edhe kibernitist

A nuk është ky lider që po përgatitet të degdisë jo një, por plot dy satelitë mu në orbitë?! Si mundet pra që ky Lider Termosferik të ketë lënë kaq zbuluar, si nudistët plazheve, bazat e të dhënave në tokë? Apo, kur la rrushin e vet zbuluar si mos lere te dhenat e botes? Prandaj unë i varfri besoj që ato të dhëna dikushi i parëndësishëm i tjetërsoi në ekselëra dhe i nxorri sheshit. Dhe kjo nuk është punë fort e ngatërruar.

Të mos harrojmë se këto rrëmbimet ne i kemi mësuar qysh në vegjëli. A nuk shihnim të gjithë gojë hapur se si i rrëmbehej arkivi Ministrisë Fashiste nga një pastrues? E pse të mos e besojmë Liderin tonë Termosferik se në fakt edhe në këtë rast arkivat e shtetit të rilindjes i nxorri nudo faqe të gjithëve ndonjë i tillë?! Përse thurim skenarë me sulme të sofistikuara sistemesh. A nuk thosh “fashisti” Luca se “syleshët po na e marrin në qafë Perandorinë tonë”.

Por Lideri ynë Termosferik, vetë dërguesi i dy satelitëve atje lart, miku dhe bujtësi i Lucës së peshkut, nuk e lë veten ti merret në qafë Rilindja. Ai i porosit peleshët e Tij që të mos tuten, por vjedhjen ta kthejnë në tendera milionësh. Paçka së drejtorkat e tij përbetohen se nuk ka skenarë me sulm kibernetik.

Duket se Lideri e formuloi objektivin për 2022: Vjedhjen ta kthejmë në tendera!

Ndryshe nga dje qe ishte ta kthejme ne force!

Thuhet se: Ata qe vjedhin naten, jane te varfer.

Ata qe vjedhin diten, jane te pasur.

/PatriotikMedia/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Ironizon Gazetari: Histori me Jemen
Next post Raporti: CIA torturoi 311 Jetimë Danezë për dy Dekada, duke Shkelur Kodin e Nurembergut …
error: Ky publikimet jane te mbrojtura