Av.Goxhaj: Sot Protestuam edhe Kundër Qeverisë së Albin Milosheviçit që Sot i vuri Traun në Kufi 2 Milionë Shqiptarëve të Pavaksinuar !!!
Sot në sheshin Nënë Tereza u zhvillua Protesta e Paralajmëruar nga Avokati Altin Goxhaj që në Dhjetor për pajisen me Green Pass për ata që janë të Vaksinuar urdhër kjo nga Manasterliu që hyn në fuqi në datën 4 korrik ku bizneset dhe supermarketet nuk do të lejojnë më që të futen pa u Vaksinuar dhe pa pasur Green Pass.
Gjatë fjalimit që avokati mbajti sot në protestë foli dhe për Albin Kurtin i cili sot thekson Avokati Goxhaj mbylli kufirin Shqipëri-Kosovë për 2 milionë shqiptarë të pavaksinuar të Shqipërisë dhe miliona shqiptarë të pavaksinuar të Diasporës dhe Mërgatës Shqiptare, atyre të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi!
Postimi i Plotë:
SOT PROTESTUAM EDHE KUNDËR QEVERISË SË ALBIN MILOSHEVIÇIT QË SOT I VURI TRAUN NË KUFI 2 MILIONË SHQIPTARËVE TË PAVAKSINUAR!!!

Sot protestuam edhe kundër Qeverisë Komuniste të Albin Kurtiviç, këtij Milosheviçi të ri që sot mbylli kufirin Shqipëri-Kosovë për 2 milionë shqiptarë të pavaksinuar të Shqipërisë dhe miliona shqiptarë të pavaksinuar të Diasporës dhe Mërgatës Shqiptare, atyre të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi!

Sot u binda që burgu serb i Pozarevacit (ku sharruan me mitralozë në oborr 400 shqiptarët e burgosur dhe zhduknin Ukshin Hotin) ku i çonin Albinit të ri gazetarë dhe kamera ka qenë kursi i rekrutimit dhe trainimit të këtij personazhi që i bëri atë gjë shqiptarëve që nuk ua bëri as Milosheviçi: Murin e ri të Berlinit që çau Kombin në mes!

Sot në 3 Janar hyri në fuqi Urdhëri Milosheviçian i Kurtiviç që i heq miliona shqiptarëve, popullit më të pavaksinuar në Ballkanin Perëndimor të drejtën për të hyrë në Kosovë nëpërmjet testit PCR apo vërtetimin e kalimit të infeksionit në 6 muajt e fundit!

P.s. Kujtoni që Albini kur u arrestua nga serbët kishte statusin e zëdhënësit me shtypin të krahut politik të UÇKsë e për një mëkat të tillë të digjnin të gjallë. Të tjerë i masakronin për 100 herë më pak. Në kujtesën e ushtarëve të UÇKsë është ende i fortë kujtimi i asaj dite kur rrezikuan dhe u futën në Prishtinë natën për ti kërkur Albinit që të shkonte me ta për ti shpëtuar arrestimit dhe vrasjes, dhe ky trimi i kundështroi dhe tha nuk iki le të më arrestojnë…
/PatriotikMedia/