Ibsen Elezi: Demokratë 8 Janari është Festë, jo Protestë !
Ish kryetari i Partisë Demokratike të Kukësit, Ibsen Elezi, i njohur dhe si një kritik konstruktiv i kryetarit Lulzim Basha, i ka adresuar një mesazh Demokratëve ku nëpërmjet një postimi të bërë në faqen e tij në rrjetet sociale, Elezi shkruan: Demokratë ju në datën 8 janar nuk shkoni të protestoni, s’keni për çfarë ?!
Ju mblidheni si përmbarues të ekzekutimit të vendimit të kuvendit të 11 dhjetorit dhe referendumit të 18 dhjetorit, pra të vendimeve tuaja….Kjo ditë është feste dhe jo protestë….

Postimi i plotë:
Është feste, jo protestë !
S29 e zgjedhur nga kuvendi i 11 dhjetorit, duket se me zor po e mban barren qe ka marr mbi vete.
Thirrja e demokrateve ne “protesten” e dates 8 janar, eshte formulim i keq, besoj i pamenduar.
Demokrate ju ne date 8 janar nuk shkoni te protestoni, skeni per çfare ?!
Ju mblidheni si permbarues te ekzekutimit te vendimit te kuvendit te 11 dhjetorit dhe referendumit te 18 dhjetorit, pra te vendimeve tuaja.
Kjo dite eshte feste dhe jo proteste.
Eshte shume e thjeshte, ne do mblidhemi dhe per fatin tuaj te keq sdo gjeni asnje “drejtues” brenda, çdo fjale pushon.
Keto pune nuk behen me ecejake te dera e blinduar e PD dhe me “te thash me the” me Gazmenden.
Askush ska nevoje ta thyej deren, mjafton nje specialist qe ta hap, ashtu si ata gjeten nje firme speciale per ta blinduar.
Them fati i keq qe do i gjeni bosh, pasi ata duhet te jene brenda dhe me qetesine me te madhe duhen hedhur ne Lane.
Mos e shihni si akt dhune, por si akt simbolik i hedhjes se plehrave ne Lane, me shume nuk eshte per Lulin por ata qe do vijne, ta kene vath ne vesh qe mund te perfundojne nje dite si Luli nese do guxojne te bejne si ai.
/PatriotikMedia/