Protesta: Ja Përse do të Jem në 8 Janar dhe në Rast Dështimi s’do Jem më në Asnjë Datë tjetër. Si gjithë të tjerët !!!
Nga Avokati Altin Goxhaj –
Unë do të jem në 8 Janar 2022 si patriot që kërkon që Shqipëria të ketë një Opozitë dmth Pluralizëm njësoj si në 8 Dhjetor 1990!
Por nëse në 8 Janar nuk ekzekutohet vendimi i Kuvendit të PD nuk do të jem më as në 9 Janar 2022 dhe as në 9 Dhjetor 2022 sepse misioni i zvarritur i G29 është faj ekskluziv i G29 dhe do të rezultojë se Kuvendi i 11 Dhjetorit do ketë dështuar përfundimisht si një flluskë në ujë!
Kjo punë duhet të ishte ekzekutuar në 11 Dhjetor maksimumi në 12 Dhjetor siç e kisha propozuar që në fillim të Dhjetorit!
Unë dyshoj me arsye të forta se jo të gjithë anëtarët e G29 janë të interesuar që të hiqet Lyli i Soros qafe!
Sidomos nga ata që e rovituan në 13 Qershor 2021 si kryetar!
Nuk duhet të ketë asnjë justifikim dështimi në dt 8 Janar!
Përderisa ata nuk më dëgjuan mua as këtë herë si personi që kishte 8 vjet që i paralajmëronte për 8 vjet rresht, as unë s’kam ndërmend ti dëgjoj më kurrë nëse dështojnë për mosdëgjim të përsëritur 8 vjeçar.
Nëse këta nuk nxjerrin dot një copë Lyl Sorosi nga zyra dhe ta hedhin në Lanë, si do nxjerrin këta jashtë zyre Ramën që ka miliarda euro, dhjetra mijë patronazhistë, policinë, gjykatat, biznesin dhe Sorosin?
G29 duhet ta kuptojë që dt 8 Janar 2022 nuk është deadline veç për Lylin e Soros por edhe për vetë Berishën, G29 dhe shansin për të kthyer një Opozitë dhe vetë Pluralizmin si hap i parë drejt Demokracisë!
P.s.
Kam të drejtë që të jem i zhgënjyer kur shoh se llumi i kërmijve i 13 Qershorit i rizgjedhjes së Lylit që mblodhi Berisha rreth vetes (po ata që ekzekutuan sabotimin 8 vjeçar të pluralizmit dhe rezistencës qytetare për llogari të Lylit) e ka zhytur vetë Berishën në një llucë palëvizshmërie duke e kthyer nga një Çezar brenda PDsë së para 12 Dhjetorit në një Hanibal që dështoi pas 12 Dhjetorit (Hanibali ishte ndër më të famshmit strategë të Historisë së Luftës i cili dështoi të pushtonte Romën veç për shkak të budallikut të zvarritjes dhe pritjes)!
Jam edhe më i zhgënjyer sdms këto ditë që Berisha dhe G29 kanë “harruar” që Lyli është diversant i Soros për të shkretuar Opozitën, rezistencën qytetare dhe Pluralizmin dhe tani Lyli i Soros na dilkërka thjesht një copë peng i Ramës që ka dështuar të sjellë PD në pushtet dhe madje edhe mund të rikandidojë përsëri për kryetar se e ka karrierën përpara!
Kjo punë mban erë e cila mund të qelbë dynjanë në rast dështimi në 8 Janar!!!
/PatriotikMedia/