Forcat Speciale pritet të futen në Selinë e Partisë Demokratike për të Arrestuar e Personat e Armatosur …
Pas publikimit të fotos me persona me maska dhe armë në zyrat e PD-së, që u denoncua nga disa media por edhe nga Floriana Garo në “Opinion”, e cila është zëdhënëse zyrtare e ish-kryeministrit Berisha; mësohet se policia shqiptare po përgatitet ë ndërhyjë në zyrat e PD-së.

Nga ana e tij Gazment Bardhi ka përgënjështruar një fakt të tillë.
Ndonëse akoma nuk dihet ora e saktë e ndërhyrjes së forcave speciale për të arrestuar personat e armatosur në selinë blu, por janë përzgjedhur trupa me elitare për tu futur brenda. Ndërkohë sipas gazetarit të njohur Artan Hoxha nga shërbimet e specializuara është marrë informacioni se çfarë është ky kontigjent i armatosur.
Rezulton sipas burimeve se janë trupa komando nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, disa nga Kosova dhe dy tropojanë.
Sipas të njëjtave burime numri i tyre arrin diku mes 50 apo me shumë përsona, prandaj policia e shtetit do të angazhojë mbi 200 forca speciale për arrestimin e tyre për të shmangur ndonjë gjakderdhje të mundshme ditën e shtunë.
Po i njëjti burim sqaroi se pritet edhe një negociatë mes sherbimeve të specializuara shqiptare dhe Gazmend Bardhit që këto persona të largohen nga zyrat e PD-së, pa patur nevojën e ndërhyrjes me forcë nga policia e shtetit. Edhe në këtë ata do të arrestohen nga policia pasi janë me armë pa leje dhe një pjesë kontigjent i kërkuar për krime.
Nesër datë 8 janar do ketë protestë të mijërave demokratëve te zyrat qendrore te PD-së, çka e komplikon situatën pasi nëse nuk arrestohen apo nuk largohen vetë këta përsona mund të shkaktojnë gjakderdhje.
Detyra e Policisë së Shtetit është që çdo njeri që zotëron armë pa leje duhet arrestuar dhe nxjerrë para drejtësisë.
/PatriotikMedia/