Strategjia e Protestës e Sali Berishës për 8 Janarin është me tre Opsione …
Nga Redi Minga –
Ka filluar një zhurmnajë e madhe për Protestën e 8 Janarit nga të gjitha Mediat në Shqipëri,ku vihet re nga disa lekistë që quhen pseudo-analistë duke komentuar dhe hedhur lloj lloj hipoteza për zhvillimin e një Proteste shumë të dhunshme nga Sali Berisha më 6 janar.
Nga e gjitha kjo histori dal në përfundimin se e gjithë kjo zhurmë që filloi nëpër media nuk është gjë tjetër përveçse për të sulmuar Berishën dhe për t’ju treguar Shqiptarëve që Lulzim Basha është Kryetar i Partisë Demokratike dhe se ka mbështetjen nga Ambasada Amerikane si dhe nga DASH,sipas tyre.
Po mos t’ju lodh shumë kokën me këto përralla nga e kaluar,le të hyjmë në strategjinë e 8 Janarit që do të orkestrohet nga Sali Berisha.
Nesër në orën 12:00 do të zhvillohet Protesta e drejtuar nga Lideri Historik Sali Berisha i them Lideri Historik pasi të gjithë e dimë kontributin e tij të mirë por edhe jo të mirë në qeverisjen e tij,normal si çdo ish-kryeministër në botë që ka ulje dhe ngritje në qeverisjen e tyre.
Po si do zhvillohet Protesta e 8 Janarit: Paqësore apo e Dhunshme.
Po ta keni dëgjuar me kujdes thënien e ish-kryeministrit Berisha në shumë Foltore që organizojë si dhe në shumë deklarata mediatike,ku është shprehur se ky “Revolucion” do të jetë Paqësor,unë po ju deklarojë se kjo thënie ka qenë një mesazh i koduar që do të thotë që “Revolucioni” i drejtuar nga Berisha do të ketë supriza të pa imagjinuara ndonjëherë.
Sali Berisha me këtë mesazh të koduar ju ka dhënë të kuptojnë të gjithë kundërshtarëve se ky nuk do të jetë vërtetë një “Revolucion” Paqësor por një Cunam që do të shkundi të gjithë klasën politike Sorosiane në Tiranë. Sic e keni ndjekur dje nëpër media vizitën e zv-Ambasadorit Amerikanë në selinë e Partisë Demokratike i cili u fut në derën e pasme të selisë pasi Basha e ka blinduar me profile hekuri të gjitha hyrjet e PD-së.Burimet më informojnë se zv-Ambasadori ishte për ti raportuar dhe qartësuar Bashës situatën që do zhvillohet më 8 janar,dhe se Basha nuk do ta ketë dhe aq të lehtë,pra me pak fjalë,vizita e zv-Ambasadorit Amerikanë nuk ishte e kot pasi nga burimet që unë kam,vizita ishte për të sinjalizuar Bashën që ky “Revolucion” nuk do të jetë dhe aq i lehtë për të.
Dhe po sipas burimeve të mija se deklaratat e Bashës që ka bërë dje duke thënë se në ditën e Protestës do të jem prezent në Zyrën e Partisë është një mashtrim, pasi Basha nuk do të ketë guximin që ti afrohet selisë së Partisë Demokratike e jo më të qendrojë në ditën e protestës më 8 janar.
Po nga burimet që unë disponojë ju informojë se Selia e Partisë Demokratike më 8 Janardo të blindohet nga forca të shumta të policisë ku jam i informuar që do të jenë mbi 1 mijë e ca trupa policore do të jenë prezent, dhe ajo që është më e rendësishme po sipas burimeve të mija mësohet se janë larguar nga zyrat e PD-së personat e armatosur, siç është raportuar nga deputetët e PD-së. Ka disa informacione por jo shumë bindse ku Garda ka marrë masat se në rast se nesër demokratët shqyejnë dyert e hyrjes në PD dhe turren drejt zyrës së Lulzim Bashës, atëhere do Garda do ta marrin dhe ta kalojnë deputetin Basha nga ana e pasme e zyrave të Selisë Blu,kjo ngelet për t’u parë pasi nuk e kam 100% të sigurt si info.
Protesta e 8 Janarit do të ketë tre opsione: e para do fillojë tek selia e Partisë Demokratike dhe do përfundojë tek Selia e Rilindjes dhe në fund tek kryeministria ku do ketë reagime të ashpra pasi Rilindja do të aktivizojë të gjitha trupat si ato Policore por edhe Ushtarake ku sic jam i informuar do të ketë provokime nga Njerëz të kamufluar brenda Protestuesve të cilët do kryejnë veprime jashtë programit të “Revolucionit” të Sali Berishës për 6 janarin.
Protesta e 8 Janarit do të fillojë e qetë por që do të përfundojë e ashpër,pasi ky është dhe plani i Rilindjes që do të krijojë kaos që të informojë DASH se ja çfarë po krijonë Sali Berisha por kjo do të jetë kundra Rilindjes pasi në një vend sovran nuk ka punë as DASH dhe as BE-ja pasi kjo është një “Revolucion” kundra njerëzve të George Soros që janë të akuzuar për Korrupsion dhe krime ndaj Shqiptarëve.
Sali Berisha e ka treguar gjithmonë se kur nis një betejë e çon atë deri në fund,selia e Partisë Demokratike merret dhe rrezikohet selia e Rilindjes.
Shënim: Asnjë Diplomatë apo kushdo qoftë ai nuk ka punë në punët e brendshme të shqipërisë,të gjithë shqiptarët e panë potencialin DASH se sa të fuqishëm ishin sa arritën deri aty sa lanë njerëzit e tyre në mëshirë të fati në Afganistanë dhe shpëtuan këlyshët e Sorosit që na i sollën peshqesh në shqipëri.
/PatriotikMedia/