VIDEO/Sali Berisha: Nesër do të jetë një Protestë e fuqishme Paqësore – Dyert e hekurta të PD-së do të Hapen me pajisje të Posaçme …

Ish-kryeministri Berisha i ftuar i mbrëmjes tek gazetari Çim Peka live tek Syri Televizion deklaron se e ka të garantuar dhe me përgjegjsi se këtë të shtunë nuk do të ketë asnjë dhunë. “Por Selinë Blu do t’ua kthejmë demokratëve”- thekson Berisha.

Berisha tha se dyert e hekurta do të hapen me pajisje të posaçme, ndërsa deklaroi se nuk do të preket askush nga personat që ndodhet brenda selisë së PD.

Berisha tha në emision me gazetarët në Çim Peka live: “Protestë e fuqishme paqësore do të jetë nesër. Në mënyrë kategorike nuk pranojmë asnjë akt dhune. Nëse tjetri mbyll derën e shtëpisë, çfarë më mbetet mua? Të shtyj derën. Unë po shkoj të hap dyert e shtëpisë time dhe po shkoj në mënyrë paqësore.

Do përdoren mjete që hapin dyert e hekurta. Ajo nuk është dhunë, por hapje në moral dhe në ligj e derës së shtëpisë tënde. Asnjë qime floku nuk do t’i preket kujt. Nuk shkojmë të cënojmë njeri aty. Ai është shkarkuar dhe po përdor milionat e plaçkitura për karrigen e tij. Ai po e mban me dhunë selinë, po e mban me banda, me mercenarë.

Ata kanë kërcënuar, zëdhënësit më të afërt të tij, kanë thënë se do të ketë viktima. Këto fjalë s’i keni dëgjuar nga ne. Kanë thënë se pa gjak nuk e lëshojmë. Ne shkojmë paqësisht. Dyert do t’i hapim.

Po i hapi Lulzim Basha, nuk përdorim asnjë mjet. Ne nuk dhunojmë kurrë asnjë punonjës, është shtëpia jonë, janë punonjës të PD ata”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha deklaron se do të jenë mbi 100 mijë veta në protestë.

Ndiqni të plotë videon:

/PatriotikMedia/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Forcat Speciale pritet të futen në Selinë e Partisë Demokratike për të Arrestuar e Personat e Armatosur …
Next post Videomesazhi i Aktivistit Sllamniku: Albin Kurti përballë Deep State!
error: Ky publikimet jane te mbrojtura