Demokratët nga Vlora,Fieri dhe Korça nisen drejt Tiranës për Protestën Kombëtare të thirrur nga ish-kryeministri Berisha …

Mijëra demokratë nga e gjithë Shqipëria do të mblidhen sot në orën 12:00 një protestë përpara selisë së Partisë Demokratike me synim, rikthimin e selisë që ata e konsiderojnë si “bunker të pengut” Lulzim Basha, në një Shtëpi të Demokratëve të vërtetë.

Raportohet se mëngjeisn e sotëm janë nisur nga Korça drejt kryeqytetit, me qindra protestues, rreth 300 nga Korça, rreth 200 nga Devolli e po njwsoj dhe nga Maliqi, Pogradeci, Kolonja.

Numri i tyre parashikohet të jetë më i lartë pasi transporti bëhet me mjete private. Atyre u është kërkuar të kenë edhe kartën e anëtarësisë me vete. Pra, pritet që në Tiranë të mbërrijnë rreth 1000 demokratë nga juglindja.

Vlonjatët drejt Tiranës:

Me qindra përfaqësues të degës së PD-së së Vlorës si dhe qindra mbështetës i janë përgjigjur sot thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, për të protestuar përpara selisë së PD-së.

Ata do të bashkohen me mijëra demokratë që po vijnë nga e gjithë Shqipëria për ta rikthyer selinë në Shtëpinë e tyre dhe për të mos lejuar të jetë më “bunker i pengut” Lulzim Basha, siç thotë Berisha.

Sipas Kryetarit të degës së PD-së në Vlorë, Genc Deromemaj, nga Vlora në drejtim të kryeqytetit janë nisur rreth 1000 demokratë, përfshirë këtu edhe ata nga bashkia e Selenicës dhe ajo e Himarës.

Pjesa më e madhe e tyre janë nisur me automjete private dhe në organizime individuale, ndërsa katër njësitë administrative të Vlorës janë bashkuar duke vënë në dispozicion të demokratëve një autobus dhe dy furgonë për në Tiranës. Çdokujt prej tyre i është kërkuar të kenë me vete kartën e antarësisë në PD.

Protestuesit Fierak drejtë Tiranës:

Kreu i PD-së në Fier deklaron se “Basha nuk është kryetar, është deputet i PD-së dhe si i tillë, ai sot ose duhet të bashkohet me ne, ose duhet të ikë nga zyra. Është shumë e thjeshtë situata dhe unë kam besim dhe shpresë se ai do të bëjë një nga këto të dyja”.

I pyetur nga gazetarët se çfarë parashikohej të ndodhte nëse Lulzim Basha nuk dilte nga zyra, Baçi u shpreh qartë: “Le të rrijë në zyrë bashkë me ne, s’ka problem fare. Komisioni i Rithemelimit do të futet aty dhe ai le të bëhet pjesë po deshi. Mund ta hedhim dhe në votë atje ta bashkojmë të bëhet pjesë e komisionit si deputet i thjeshtë”.

Përveçse Protestuesve të Sali Berishës Basha po fut njerëzit e Ramës të cilët janë trupa speciale:

Basha po mundohet të krijojë kaos përpara selisë së Partisë Demokratike ku përveç mijërave protestues që po vijnë drejt selisë blu,nga burimet tona mësohet se edhe disa mbështetës të Lulzim Bashës që në bashkëpunim me Rilindjen po mbërrijnë te selia blu.Ata nuk po hyjnë nga përpara zyrave. Ata kanë një hyrje nga ana e Xhamisë së Madhe,nga burimet tona raportohet se njerëzit që po hyjnë nga hyrja e Xhamisë së Madhe janë trupa speciale që Rilindja i ka dërguar për të mbrojtur Bashën në rast sulmi raporton burimi ynë.

/PatriotikMedia/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Plani Djallëzor i Lulzim Bashës: Mbush Sheshin përpara Selisë së Partisë Demokratike me Makina për të penguar Protestuesit …
Next post Provokimi: Roland Bejko thirret nga Basha për Mbledhje dhe lihet si Viktimë Jashtë Selisë së PD-së …
error: Ky publikimet jane te mbrojtura