Provokimi: Roland Bejko thirret nga Basha për Mbledhje dhe lihet si Viktimë Jashtë Selisë së PD-së …
Nga Redaksia –
Ka filluar me tensione situata tek Selia Blu,ku pseudo-analisti i flaktë i Bashës Roland Bejko provokon Demokratët kur tentoi te hynte në zyrën e PD-së por dera nuk ju hap sic ju hap Grida Dumës dhe shumë të tjerëve, protestuesit reaguan nga Provokimi i Roland Bejkos duke e bllokuar që ai të hynte në godinën e PD-së.
Teksa pseudo-analisti Roland Bejko që njihet sipërkrahës i Bashës, ka tentuar që të hyjë në seli por është penguar nga mbështetës të Berishës. Situata shkoi deri aty sa të kishte dhe konfrontime fizike me Bejkon por disa protestues nuk lejuan që të goditesh por e larguan nga selia e PD-së.
Ngjarja që po ndodhë tek selia e Partisë Demokratike është e njëjta ngjarje si në Kapitol të SHBA-së ku provokimet dhe manovrat e Demokratëve të Majtë futën njerëz që hiqeshin si mbështetës të Donald Trump por në fakt ishin mbështetës të Partisë Demokrate të Joe Biden.
Basha është gati të bëj çdo gjë që të krijojë incidente pasi sic dihet Lulzim Basha nuk ka çfarë të humbasi pasi është në kontakt të vazhdueshëm me Ramën të cilët do krijojnë dhe një situatë të rëndë ku mund të ketë dhe të vrarë pasi vetëm kështu Basha mund të justifikohet dhe të krijojnë një situatë të rënduar duke bërë Sali Berishën si autorin kryesor të kësaj drame përpara PD-së dhe që ta çojnë atë drejtë Arrestimit të tij.
/PatriotikMedia/