Thirrja e Aktivistes: Jo Dhunës në Shqipëri!
Nisur nga zhvillimet e protestës së 8 Janarit, Aktivistja Shqiptaro-Amerikane Evi Kokalari ju ka bërë thirrje Shqiptarëve dhe gazetarëve në lidhje me ngjarjen dramatike të protestës, ku dukej qartë çdo veprim i Mercenarëve të Bashës si nga ana e dhunës dhe ajo e hedhjes së gazit lotsjedhës mbi Demokratët që nuk kërkonin asgjë tjetër përveçse të futeshin në shtëpinë e tyre,dhe si rrjedhojë janë masakruar dhe dhunuar verbalisht edhe nga ndërhyrja e Policisë e orkestruar nga Rama.
Në një status në një nga faqet e saj në facebook Aktivistja Kokalari ju bën thirrje të gjithëve, duke futur këtu dhe gazetarët, që të dënojnë dhunën e sotshme. Kam ditë që kërkoj shkruan Aktivistja që të mos përdoret dhunë ndaj askujt dhe këtë e kam bërë duke u nisur nga informacionet që kishim…
Postimi i plotë:
Jo dhunës në Shqipëri!
I bëj thirrje të gjithëve, duke futur këtu dhe gazetarët, që të dënojnë dhunën e sotshme. Kam ditë që kërkoj mos përdoret dhunë ndaj askujt dhe këtë e kam bërë duke u nisur nga informacionet që kishim.
Ngrini zërin dhe dënoni dhunën me mesazhet dhe postimet tuaja! Kjo gjëndje është e papranueshme.
/PatriotikMedia/