Av.Altin Goxhaj: 30 Ditët e Jetëgjatësisë së G29 Rithemeluese: 11 Dhjetor – 10 Janar!

Rithemelimi i Partisë Demokratike më 11 Dhjetor 2021 dhe organizimi i Foltoreve solli një dritë në fund të Tunelit për Shqiptarët sidomos thirrjeve nga ish-kryeministri Berisha për organizimin e Protestave të cilat i organizoi me grupimin G29 si në protestën e parë ashtu dhe në 8 Janar 2022, ku kjo Protestë e fundit supozohej marrja e selisë së Partisë Demokratike,por që solli në përfundimin e një situate të paimagjinueshme.

Zhvillimet e fundit të ngjarjeve në lidhje me Protestën ka nxitur Avokatin Altin Goxhaj që të bëj një Analizë mbi ngjarjen ku shprehet së është i zhgënjyer nga veprimet e ish-kryeministrit Berisha dhe se Berisha ka dështuar sipas Avokatit Goxhaj.

Av.Goxhaj shkruan: Më tregoni një “deklaratë për shtyp” që artikulon qëndrimet e PD-së në raport me ngjarjet e 8 Janarit 2021.. (të G29ës së Kuvendit të11 Dhjetorit e kam fjalën).. Hiç s’nuk.. As kaq!

Avokati Goxhaj zhgënjimin e tij e ka shprehu dhe në intervistën në Fax News Albania që si çdo të diel është i ftuar,duke deklaruar se : Berisha dështoi,“Protesta duhej bërë në 11 dhjetor kur Luli dukej si kërmill i pavlerë”.

Ndiqni videon dhe postimin e plotë të Analizës që Avokati i bën zhvillimeve të kësaj ngjarje:

30 DITËT E JETËGJATËSISË SË G29 RITHEMELUESE: 11 DHJETOR – 10 JANAR!

(Pjesa e Parë) –

Më tregoni një “deklaratë për shtyp” që artikulon qëndrimet e PDsë në raport me ngjarjet e 8 Janarit 2021.. (të G29ës së Kuvendit të11 Dhjetorit e kam fjalën).. Hiç s’nuk.. As kaq!

Po ndonjë reagim për dhjetra të paraburgosurit që po flenë nëpër qeli dhe që ende su dimë as emrat dhe as akuzat? Hiç s’nuk.. As kaq!

Po ndonjë dokument se çfarë kërkon G29, cili është qëndrimi i saj për ngjarjet, skandalet, ligjzhbërjet parlamentare, aktualitetin politik, hallet e njerëzve, mbylljen e kufirit nga Albin Kurti në 3 Janar 2022, apo futjen e Green Pass me detyrim në sektorin publik dhe disa sektorë privatë, .. hiç s’nuk.. As kaq!

Po ndonjë raport për vlerësimin 8 vjeçar të gjëndjes së PDsë ku të tregohet shkurt dhe me pika se si është sabotuar nga Lyli i Soros vetë Opozita dhe Rezistenca qytetare? Hiç, s’nuk.. (mbase s’ua mban se gjysma e G29-ës dalin vetë si ekzekutorë dhe xhelatë të urdhërave të Lylit ndaj anëtarësisë dhe popullit)..

Po ndonjë Buletin, NewsLetter, ndonjë azhornim me informacion të paktën orientues për anëtarësinë për ti mbajtur në korent për qëndrimet zyrtare? Hiç, s’nuk.. As kaq!

Po pse nuk i thonë më Lylit të Soros që është i Soros apo kanë ndërruar mëndje dhe tani është thjesht bastard veç i Ramës i pakryqëzuar me Soros? Hiç.. S’nuk! As kaq!

Apo duket s’kanë kompjutera se s’kanë zyra se s’ua lëshojnë GazBardha dhe Salianusi..

Jo po e kam gabim unë kur u them që Berisha ka mbetur në llucën që ka krijuar vetë me kërmijtë e ishLulit në 11 Dhjetor me G29ën ku gjysma kanë rivotuar Lulin për Kryetar në 13 Qershor dhe ende s’kanë kërkuar ndjesë për rolin e tyre si krahët e djathtë dhe të majtë të Lulit në 8 vjet KalTrojizëm kundër Opozitës, Rezistencës vetë shqiptarëve në shërbim të Oligarkisë dhe Diktaturës!

Dhe si parazitët politikë që sot kanë lënë në burgje dhe pa mbështetjen e duhur ligjore dhjetra protestues me të njëjtën filozofi 100% si Luli në 8 vjet pasi janë të njëjtët aktorë dhe ekzekutorë!

Dhe konferenca e shtypit që dhanë te Komisariati nr 1 në Tiranë i zhyti fare të shoqëruarit pasi G29 nuk mori përgjegjësi si organizatori i Tubimit ku të deklaronte se çdo veprim i bërë nga anëtarët në Seli ishte urdhër i Partisë duke i shfajësuar totalisht të gjithë. Thjesht ua lanë në derë si përgjegjësi personale çdo anëtari! Ndaj ata i lanë në burg dhe ne i nxorrëm tanët, se ne kishim plan ti nxirrnim kurse ata të bënin atë që kanë bërë 8 vjet!!!

Sepse G29 ka dështuar apo më saktë është vetësabotuar nga brenda! Pasi në ADN e vet ka brumin e lulzimizmit 8 vjeçar!!!

/PatriotikMedia/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post FAKE: Omicron Mund të Jetë po aq Vdekjeprurës sa Gripi Sezonal, Tregojnë të Dhënat e Reja …
Next post Analiza: 8 Janari që duan ta Deformojnë!
error: Ky publikimet jane te mbrojtura