Xhafer Sadiku: Për Açkat, Lulushët, Ramushët dhe Sumat …

Ofendimi si “shpellarë” që deputetja Flutura Açka u bëri antarëve të PD-së, të tradhëtuar nga ajo dhe disa të ngjashëm të saj, ishte i njëjtë me epitetin që ua kanë vënë më herët kalemxhinjtë e partisë së Edi Ramës dhe lakeut të bashkisë së Tiranës.

Për ata që nuk e dinë si ka lindur kjo fjalë dhe pse e kanë këtë urrejtje kundër “shpellarëve” kjo specie, nje sqarim i vogel historik do të ishte i nevojshem:

Gjatë periudhës së regjimit komunist, banorëve të fshatit, ose mbi 70% të popullsisë së Shqipërisë, nuk u lejohej të ndërtonin jetën e tyre në qytete. Aq i madh ishte diskriminimi, sa më 1966-1968 qytetet u pastruan nga familjet me biografi “të keqe” dhe mbetën “habitat” i mbështetësve të regjimit, thënë ndryshe, i lakejve të tij.

Me fitoren e PD në 1992, lëvizja e fshatarëve të leckosur drejt qyteteve, duket se u prishi rehatinë banorëve të “habitatit” komunist. Që atëherë, kundër Sali Berishës u derdh tërë zjarri i urrejtjes nga mbështetësit e privilegjuar të regjimit komunist të dirigjuar nga bijtë e Bllokut. Terma të tillë, si “malok”, “shpellarë”, “katundarë”, “na ndynë qytetet” etj. u bënë pjesë e fjalorit të përditshëm të tyre dhe kriminelëve të luftës së klasës.

Megjithatë, kurrë deri më sot nuk kishte ndodhur që një fjalor i tillë të përdorej nga deputetë të “djathtë” të Kuvendit të Shqipërisë si Flutura Açka. Këta bastardë, të rritur në mjedise të degjeneruara e të korruptuara, ia dolën me mjeshtëri të na marrin votat ne, “shpellarëve” dhe “malokëve” dhe të na tallin e përbuzin.

Këtij abitati putanash, perversësh dhe larosh të korruptuar e tutorëve të tyre në ambasadat e Perëndimit në Tiranë, nuk u kishte shkuar në mend se mund të përballeshin me një revoltë aq të madhe të “shpellarëve” dhe “malokëve”, saqë po u dridhet toka nën këmbë.

Ne, “malokët” dhe “shpellarët” u thamë padronëve të këtyre larove, se nuk durojmë dot shtypjen, dhunën dhe terrorin e tyre, se në atdheun tonë nuk do të lejojmë asnjë okupator të sillet si zot mbi ne.

Nuk e prisnin kurrë një reagim të tillë as gringot e Washingtonit, të mësuar me servilizmin e kriminelëve të komunizmit dhe të sojit të Ramës, Lulushit, Açkës e langojve të tjerë si këta.

Ata, që pisat i quajnë shpellarë, janë pasardhës të shqiptarëve legjendarë të maleve që nuk e ulën kokën kurrë para asnjë pushtuesi. Ky është mësimi që u dhamë horrave të Perëndimit dhe zagarëve të tyre në Tiranë.

Si përfundim, Flutura Açka duhet të dorëhiqet dhe të dëbohet nga Kuvendi se mandati i saj është i “shpellarëve” dhe “malokëve”. Në të kundërt, na lind e drejta t’ua marrim me forcë, duke i hedhur në kazanet e plehrave anës Lanës.

/PatriotikMedia/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Rënia e Mediave Kryesore dhe Gënjeshtrat më të Mëdha që na Ofruan në 2021 …
Next post Gazetari Dylgjeri: Kërkesë Publike drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit! …
error: Ky publikimet jane te mbrojtura