Kujtesë NR 2 Pse Dështoi 8 Janari dhe 30 Ditët e G29!
Nga Avokati Altin Goxhaj –
Pjesa e Dytë e Analizës së Avokatit Goxhaj:
Një pietje nga Salla që zbërthen shumë enigma se pse dështoi 8 Janari:
Përse ndërkohë që u organizuan 2 foltore në SHBA, nuk u gjet kohë të organizohej një bashkëbisedim me intelektualë, aktivistë, artistë, profesorë, qytetarë që s’janë anëtarë të PDsë për të treguar që kauza ishte kombëtare dhe jo sherr zyrash dhe karrikesh?
Ka 4 muaj që kur filloi kjo lëvizje që debati politik u përqëndrua ngushtësisht veç si një çështje e brendshme e anëtarëve të PDsë dhe u mbajt një qëndrim agresiv ndaj çdokujt që nuk ishte i preferuar i ishLulistave tashmë berishista dhe sdms as i Çim Pekës!
Syri Tv si dhoma televizive e G29ës u mbush me marksista dhe u përjashtuan konservatorët në mënyrë që ish lulistat mediokër të Lylit të Sorosit të konvertuar në antilulista (që nuk e përmendin kurrë sorosin) të dukeshin sikur vlenin ndonjë çik!
Shkurt sot 30 ditë nga 11 Dhjetori, grafiku i “lëvizjes konservatore” nga maja më e lartë kur nisi përfundoi si dishezë sepse nuk bëhen lëvizjet konservatore me lulista, sorosista dhe marksista!
Arsyeja pse po dështon G29 është se përveç 2 zonjave (Kokalari dhe Harxhi) aty askush nuk është konservator ndërkohë që gjithë konservatorët janë shpallur armiq si nga G29 dhe nga Çim Censuruesi me Syrin e tij!
Aty mund të gjeni si analista zyrtarë të TVsë klyshë sorosi apo marksista, me shumicë si nga G29 dhe ata që fton Çimi, mjafton tju kujtojmë disa emra si Sokol Shameti, Ervin Goci, Pano Soko, Gerti Shella, etj etj ndërkohë që nuk mund të gjeni asnjë debat politik ku të ftohen ata që mbajnë gjallë prej vitesh debatin politik konservator si Ibsen Elezi, Gent Kaprata, Armir Shkurti, Kastriot Çipi, Kreshnik Osmani, Hysen Gurra, Edvin Kulluri, Zirkon Disha, etj etj etj!
Mua s’më kërkoi kush falje nga G29 për gjithë censurën dhe injorimin (që u thellua edhe më rëndë këto 4 muaj dhe sdms këto 4 javë) ndërkohë në mënyrën më mediokre mi kanë keqpërdorur tezat me injorancë të thellë duke lënë shije shumë të keqe te vetë audienca e tyre! Madje bëhej qyfyre në rrjetet sociale kur dilte kush papritur e pakujtuar te Syri si tribunë e G29, dhe më përmendëte emrin për mirë në lidhje me tezat për Sorosin dhe Lylin, menjëherë ndërrohej tema e bisedës dhe futeshin spote apo futeshin zhurmues!
Ky standard censurimi dhe mohimi antidemokratik zhgënjeu qytetarët siç ndodhi edhe me shumë gjëra të tjera!
Madje 2 javët e fundit me urdhër nga Lart u zhduk nga narrativa e G29 dhe e Syri TV: “mbiemri Soros” nga “emri Lulzim” dhe çuditërisht Sorosi filloi të zhdukej nga fjalori politik, ndërkohë që ishte thembra kryesore e Akilit të kundërshtarit dhe justifikimi më i fortë për të “çliruar Selinë nga Soros” ç’ka do kompleksonte totalisht kundërshtarin e përbashkët Rama-Basha-Soros!
Lëvizja Konsevatore e G29 mund të jetë çdo gjë por veç konservatore jo sepse kjo lojë mban erë dhe kam kaq muaj e kaq javë e kaq ditë që e denoncoj duke adresuar gabime pas gabimesh që kur bëhen njëra pas tjetrës quhen faje, dhe ajo që ndodhi në 8 Janar ishte veç finalizimi i një sabotimi antidemokratik dhe antiqytetar i brendshëm!
Pikë!
Ta gëzoni çorbën që gatuat por mos harroni se nesër do ju tregoj në mënyrë të pakundërshtueshme me fakte dhe prova se si 8 Janari mund të ishte menaxhuar krejt ndryshe por këtë s’mund ta bëjnë ata që votuan dhe mbështetën Lylin e Soros në 13 Qershor si Kryetar! Dhe nuk kanë asnjë interes që Lyli të qërohet por thjesgt të negociohet për të garantuar karriket dhe pazaret e copave të tortës që po ndan EDvEri!
Nëse kjo lëvizje nuk ndryshon standardin dhe përmbajtjen njerëzore dhe ideologjike, bëhuni gati për Diktaturën më të egër që keni parë në ndonjë film horror, ndërsa Berisha s’do të ketë as kohë ti bjerë kokës së vet me grushta për humbjen e shansit të tij të fundit që e nisi si Çezar brenda PD 4 muaj më parë, dhe përfundoi si Hanibal në 4 javë!
/PatriotikMedia/