Mos ja fut Shpatullat Barrës që se mban-Lepujt nuk Mund të drejtojnë Ushtri Luanësh …
Nga Ibsen Elezi –
Në daten 11 dhjetor, turravrapi kush hyn i pari, e çoi numurin në 29.
Imazhi i perceptuar në politike është si mirazhi në shkretetirë.
Duket afër e të del larg, duket e lehte e të del e randë.
Që ditët e para G29 u duk që s’ja kishte idenë cilës barrë i futi shpatullat.
Përgjegjësia të zbatosh vullnetin e shumicës, kur sistemi funksionon mbi deformimin e saj, dihet që është barrë e randë e rrugë më shumë pengesa.
Mësuar keq me modelin se barrën e randë e mban Doktori, e ne po bejmë sikur, ket rradhe nuk funksionoi, sepse përveç moshës Doktori kish edhe nje barrë tjetër mbi shpinë.
Mësuar me modelin “vet shkruaj e vet vulos”, ata e dinë mirë që këtu asnjë punë nuk analizohet, e për rrjedhojë s’kanë si dalin përgjegjësitë, edhe nëse formalisht e analizojnë, ata do e bejne vete.
Atëherë po ju drejtohem si një nga shumë demokratët që po ju mbështet.
Jeni “votuar” nga kuvendi dhe me vullnetin tuaj keni marr përgjegjësinë e zbatimit të vendimeve të tij, deri më tash keni dështuar.
- A ndjeni përgjëgjesi ?
- A keni plan dhe afate, pasi mandati juaj zgjat deri në 22 mars ?
- A e kuptoni se dejuro Doktori është 1/29, edhe pse defakto peshon më shumë ?
- Pse nuk ndani detyrat tuaja dhe mos e nxirni Doktorin në ball të çdo gjëje, se boll ka hallet e veta, e mos i jepni të tjerve argumenta se kjo betejë është për hallin e tij ?
Punët kanë 3 arsye që nuk kruhen :
- paaftësi
- për arsye rrethanore
- ose për shkak të vullnetit zotit
Në të 3 rastet ka vetëm një zgjidhje, ju kërkon falje atyre që ju besuan dhe hapni krahun.
Rithirrni Kuvendin sa nuk është vonë dhe kët rradhë mos emëroni por zgjidhni drejtuesit me garë.
Lepujt nuk mund të drejtojnë ushtri Luanësh.
/PatriotikMedia/