Nëse do të Pyesnin Mua si do të Siguroja Fitore nga 11 Dhjetori deri në 8 Janar …
Por ne jo që s’na pyet kush por na censurojnë 24/7 pikërisht që të garantojnë 100% dështimin siç ndodhi në 30 ditët e fundit!
Nga Avokati Altin Goxhaj (Levizja AntiSoros Për Shqipërinë)
Mua më shqetëson tej mase që është harruar përdorimi i mbiemrit “Soros” pas emrit “Lulzim”.
Dyshoj se Soros po investohet me negociata të fshehta fort në këtë drejtim për të fshirë fillimisht nga emri i Lylit mbiemrin Soros!!!
Jam i bindur (dhe unë kam vërtetuar se kam të drejtë në këtë linjë), nëse do të ishte përdorur slogani (bashkë me posterat):
“Të çlirojmë PDnë nga Soros”
protesta e 8 Janarit do të kishte krijuar tjetër perceptim por edhe rezistencë jo vetëm në Shqipëri por edhe tek ndërkombëtarët madje dhe mediat e huaja që i kanë qejf këto lloj lajmesh!
E gjithë narrativa ndaj tij është totalisht e ganuar duke prodhuar edhe justifikimin por edhe motivimin e mbrojtjes ndërkombëtare dhe lokale ndaj Bandës së Soros në PD!
Dhe kjo ngre dyshimet se ka negociata të fshehta që fillimisht të mos akuzohet Luli dhe as bashkëpunëtorët e tij të ngishtë si diversantë të Soros!
Mendoni pak titullin se si burri i drejtoreshës së Soros, Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi hidhte gaz mbi protestuesit me pankarta në duar “Jashtë Soros nga PD”
që kërkonin të çlironin selinë e tyre nga Kali i Trojës së Soros..
Kjo nuk ndodhi, siç nuk kanë ndodhur shumë gjëra të tjera të propozuara nga ne por që ditët, javët, muajt dhe vitet kanë vërtetuar që janë të drejta dhe rezultative!
Ka një qëndrimi të çuditshëm të G29ës pas 11 Dhjetorit në lidhje me Soros, dhe kjo mban erë jo vetëm për mua! Erë që do qelbi gjithë dynjanë po vazhdoi kështu!
Kjo shpjegon edhe censurën (censurën e Syrit të G29 e ka kuptuar çdo demokrat dhe vetë opinioni publik i interesuar për këtë temë) dhe po adhtu edhe distancën e G29 ndaj aktivistëve që insistojmë se kali i betejës më i fortë lokal dhe ndërkombëtar, politik dhe mediatik në këtë betejë për Pluralizmin është AntiSorosizmi dhe akuza se Luli dhe banda e tij janë kolona e pestë e Soros në PD..
Berisha u soll si Çezari i PDsë nga 9 Shtatori deri në 11 Dhjetor (duke arritur fitore pas fitoreje politike, mediatike, ndërkombëtare dhe shpresëdhënëse), ndërsa nga dt 12 Dhjetor e deri tani po sillet si Hanibali (strategu më i njohur ushtarak në Histori që e humbi luftën me Romën për shkak të zvarritjes dhe të mos targetimit të duhur të objektivave strategjik dhe prioritar).
Nëse vazhdohet kështu, bëhuni gati për zhgënjime edhe më të mëdha!
P.s.
Tërheqja e Evi Kokalarit nga G29, personi më aktiv kundër Soros në G29, nuk mund të jetë jashtë këtij kuadri. Unë kshu e kuptoj!
/PatriotikMedia/