VAKSINAT E SOTME DHE ATO TË DJESHMET,GËNJESHTRAT QË PO DALIN NË DRITË!

Nga Silver Nervuti

Kthehuni pas, dy vjet më parë. E mbani mend kur çdo vit bënit vaksinën kundër gripit? Ose akoma edhe më pas, ato të fruthit, lisë, difteritit, tetanozit, poliomelitit, hepatitit, meningitit, tuberkulozit…
Mirë. Stop aty!
Keni parë ndonjë vaksinë që parashikon që duhet të mbash një maskë dhe distancë sociale? Edhe kur je plotësisht i imunizuar?
Keni dëgjuar ndonjëherë të flitet për një vaksinë që shkakton infektimin dhe përhapjen e elementit viral edhe pasi je imunizuar?
Para kësaj të sotmes, a keni dëgjuar për shpërblime, zbritje në çmim ose stimuj qeveritarë për të bërë vaksinat???
A keni parë deri më sot diskriminim për ata që nuk pranojnë ta bëjnë?
A keni parë ndonjëherë një vaksinë njëdozëshe qe duhet ta bësh në dy doza? Për momentin…
A keni parë ndonjeherë një vaksinë që prish (shkatërron) marëdhëniet midis familjarëve, kolegëve, shokëve dhe miqve?
A keni parë ndonjëherë të përdoret një vaksinë për të kërcënuar jetesën tuaj, …punën, shkollën?
Nëse nuk e keni bërë vaksinën, a ju ka bërë ndokush ndonjëherë që të ndjeheni një njeri i lig?
“Nëse kjo është një luftë, ata, (të pavaksinuarit dmth), janë dezertorë! Në luftë ka edhe nga ata që nuk rekrutohen se kanë frikë, por kapen, vihen pas murit dhe pushkatohen!”
Janë deklarata që janë bërë nga një “coglione” (Michelangelo Agrusti – president i Confindustria-s), që e mban hundën jashtë maskës!
Unë këta do i quaja dezertorët e maskave. Si t’ja bëjmë?..
A keni parë ndonjëherë ndonjë kryetar bashkie që i ndalon protestat sepse njerëzit nuk mbajnë maska?
(Jo “green pass”. Kryetari i bashkisë së Triestes: “Protestohet me maska”)…Dhe për vete del nëpër tv dhe intervista pa maskë! Jemi apoteoza e fenomeneve apo jo?
A keni parë ndonjëherë katër minj të pavaksinuar që mbushin në të njëjtën kohë edhe sheshet, edhe portet edhe terapitë intensive?
A keni parë ndonjëherë një vaksinë që do të bënte që një fëmije 12 vjeçar të zëvendësonte me të pëlqimin e prindërve të tij?
Dhe…
A keni parë ndonjëherë ndonjë vaksinë për të cilën të flitet e të bëhet zhurmë 24 orë në ditë për 620 ditë rrjesht? Pa pushuar…
Pas gjithë atyre që rendita në fillim, a keni parë ndonjëherë ndonjë vaksinë si kjo që diskriminon, ndan dhe gjykon një shoqëri si kjo e sotmja?
Ndoshta nuk e keni vënë re që, ndërkohë që grindemi me njëri tjetrin, çmimi i energjisë është rritur me 40%, gazi me 30%, benzina 26% dhe gazi për kuzhinë është dyfishuar (100%).
A nuk ju duket e çuditshme se si një vaksinë të bëjë gjithë këto hatara, ndërkohë që duket se nuk po bën asgjë pikërisht në qëllimin për të cilin thonë se është shpikur dhe që në mënyrë të paturpshme i thuhet njerëzve që duhet edhe doza e tretë apo e katërt, pavarësisht se tashmë me të parën dhe të dytën duhej të ishe “blinduar” më shumë se Supermen-i?
Është normale që t’i besoni kaq shumë diçkaje që nuk po funksionon kërkund?
Atëherë më thoni, a ekziston ndonjë produkt tjetër në këtë botë i cili, kur nuk arrin të funksionojë, në vend që t’ia vesh fajin e të merresh me prodhuesin, zemerohesh me ata që nuk duan ta provojnë në trupin e tyre?
Praktikisht, është hera e parë në histori që, kur një ilaç nuk është efikas, i vihet faji atyre që nuk pranojnë ta provojnë!
Pastaj, a ju duket normale që atyre që nuk punojnë u japin ndihmë sociale për të qëndruar në shtëpi, ndërkohë që ata që punojnë e rropaten duhet të paguajnë tamponet, përndryshe nuk mund të punojnë?
A nuk ju duket e çuditshme që kanë bërë rrush e kumbulla miliona euro për të pajisur shkollat me 400 mijë banka rrotulluese, ndërkohë që sot, atyre që kërkojnë tamponë falas u hakërrehen se na qenka imorale të shpenzohet në këtë mënyrë paraja publike??!!
Në të njëjtat shkolla, ku, në tetor vajtën të gjithë të votonin PA Green Pass, ndërkohë që në ditët para zgjedhjeve nuk mund të hyje brenda pa të!
Po ju pyes vetëm nëse ju duket normale.
Le të shihemi në sy. Mos bëni sikur nuk i keni parë edhe vetëm në tre katër muajt e fundit, gjithandej protestat me miliona, makar mijëra njerëzve që nuk mbajnë distancë dhe maskat i kanë hedhur tej.
Vërtet mendoni që një mbyllje e mundshme është për faj të personave negativë që paraqesin çdo dy ditë tamponet?
Nëse Co**d 19 do të ish vdekjeprurës, tani do të dilnim nga shtëpitë duke shkelur mbi të vdekurit dhe jo duke kapërcyer idiotët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Nëse do të Pyesnin Mua si do të Siguroja Fitore nga 11 Dhjetori deri në 8 Janar …
Next post VIDEO/Lulzim Basha është Gati të Masakrojë çdo Demokratë për të Ruajtur Karrigen dhe për Zbatuar Urdhërat e Shefit të tij George Soros …
error: Ky publikimet jane te mbrojtura