VIDEO/Lulzim Basha është Gati të Masakrojë çdo Demokratë për të Ruajtur Karrigen dhe për Zbatuar Urdhërat e Shefit të tij George Soros …
Nga Redaksia –
Nuk ka shqiptarë që të mos e ketë ndjekur telenovelën e Çadrës të Lulzim Bashës,ku për tre muaj me radhë opozita e Bashës qëndroi në sheshin përpara kryeministrisë duke kërkuar largimin e Qeverisë si kusht për garantimin e zgjedhjeve të lira në Qershor. Dhe më e bukura ishte se zgjidhja erdhi atëherë kur shumë pak e prisnin, falë një marrëveshjeje të arritur kokë më kokë, mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit demokrat Lulzim Basha.
Lulzim Basha deklaronte nga sheshi i “Republikës së Re” se ne do të qëndrojmë në këtë shesh për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme të cilat vijnë vetëm përmes shporrjes së qeverisë së krimit dhe një qeverie teknike” deklaronte Basha në fjalën e tij gjatë manifestimit të 18 Shkurtit ku njoftohet dhe nisja e një proteste pa afat. Çadra e ngritur menjëherë pas mbylljes së mitingut, do të kthehet në shtëpinë e opozitës për një kohë të gjatë, ndërkohë që deputetët e saj bojkotojnë parlamentin.
Po si i Mashtroi Lulzim Basha Demokratët pas takimit me Ramën në 17 Maj 2017
Në fund të Prillit, George Soros dërgon në Tiranë kryetarin e Komisionit të Jashtëm të parlamentit europian David McAllister, i shoqëruar nga eurodeputeti Knut Fleckenstein, do të ndërmarrë një misioni ndërmjetësimi. Ai propozon një paketë me disa pika, përfshirë dhe shtyrjen e zgjedhjeve, por nuk do të arrijë të pajtojë palët.
Trysnia gjoja ndërkombëtare ndaj PD ndërkohë ishte shtuar me deklaratat se zgjedhjet do të njihen dhe pa pjesmarrjen e opozitës, ndërkohë që dhe zëra brenda opozitës kundërshtojnë strategjinë e zotit Basha. Pika e kthesës do të vijë nga ndërhyrja po e George Soros duke dërguar ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit Hoyt Brian Yee. Ai ju ofron një paketë të integruar mes asaj te eurodeputetit McAllister dhe disa propozimeve të kryeministrit Rama. Palëve u lihet kohë vetëm 24 orë për të dhënë një përgjigje të prerë me vetëm JO ose PO ndaj propozimit të tij.
Pas disa orësh intensive komunikimesh mes palëve, kur gjithshka dukej se kishte marrë sërish rrokullimën në mbrëmjen e 17 Majit, ndërsa partitë parlamentare ishin mbledhur në një takim, kryeministri Rama kërkon bisedime kokë më kokë me zotin Basha. Pas mesnatës njoftohet arritja e marrëveshjes “bazuar në paketën McAllister+SOROS të propozuar nga Soros dhe jo nga SHBA-ja”, shpjegon Basha në krah të kryeministrit Edi Rama.
Raporti i përgatitur nga Njerëzit e Sorosit dhe për t’ja dërguar po njerëzve të Sorosit
LulzimBasha pas protestës së tetë janarit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ka hartuar dhe një raport të detajuar të cilin u’a ka dërguar ambasadave të kontrolluar nga Soros si dhe Komisionit Evropian po të kontrolluar nga Soros.
Në këtë raport prej 8-të faqesh përshkruhet me hollësi, orë pas ore, gjithçka çfarë ndodhi si para dhe brenda godinës së PD-së përgjatë orëve të protestës.
Në raportin e bërë nga Basha nënvizohet se vetëm një orë para nisjes zyrtare të protestës së thirrur nga Berisha, disa prej mbështetësve të tij Basha ka Mashtruar në raport ku ka shkruar se Protestuesit kanë sulmuar fizikisht dhe verbalisht sekretarin e PD-së për Zhvillimin Vendor, Roland Bejko,i cili ishte vetë Provokuesi i parë ndaj protestuesve ku dhe në prani të mediave dhe kamerave bënte viktimën.
Në paçavuren raport të Bashës theksohet se “ndër personat e ndaluar nga policia nuk kanë qenë vetëm përfaqësues të PD-së, deputetë, por edhe media e gazetarë. Reagimi i menjëhershëm ka ardhur nga sekretari i Përgjithshëm, Bardhi, i cili edhe ky bënte viktimën duke e dënuar këtë lëvizje të policisë dhe kërkoi shpjegime se pse përfaqësuesit e PD-së u morën për herë të dytë në pyetje, ndërkohë që kishin dëshmuar njëherë”.
Në raport nuk mungojnë as reagimet e ndërkombëtarëve të Sorosit të cilët dënuan dhunën në protestë, si dhe pasqyrimin e saj në mediat ndërkombëtare.
Sot Lulzim Basha është Gati të Masakrojë çdo Demokratë për të Zbatuar Urdhërat e Shefit të tij George Soros për të mos e lëshuar Partinë Demokratike dhe për të krijuar një Bashkëqeverisje me Rilindjen.
Më 11 Janar Deputeti Basha vendosi në orën 03:00 të mëngjesit të përjashtojë nga Partia Demokratike, ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe disa prej anëtarëve të tjerë të Komisionit të Rithemelimit.
Po dje pas mbledhjes së Kryesisë që mori vendime për përjashtime të bujshme nga partia, sot PD-ja e Bashës do të mbledh Kolegjin e Kryetarëve.
Në një njoftim të shpërndarë nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, bëhet me dije se më 12 janar në orën 16:00 do të diskutohet mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 dhjetor.
Kjo mbledhje sipas Bardhit është vonuar për shkak të protestës të 8 janarit. Në mbledhje merr pjesë edhe Sekretariati i partisë. Programi i diskutuar, propozuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do t’i nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e PD-së.
Me veprimet që Basha po ndërrmer po e mbi ngarkon veten edhe më shumë në faj.
/PatriotikMedia/