Çfarë do të bëjë Prokuroria me Vibratorin me Gozhdë të Gaz Bardhit, Provë Materiale si Armë e Ftohtë Speciale?

Nga Kastriot Myftaraj –

Gaz Bardhi kishte një hall në 8 janar që po grindej në oborrin e selisë së partisë me policët të cilët i kishte thirrur vetë. Kishte harruar të hiqte vibratorin nga zyra. Kështu që vibratori do të përfundonte në duart e policëve të cilët duhet ta regjistronin si provë.

Policët e gjetën vibratorin gjatë kontrollit, madje ai kishte dhe një gozhdë të ngulur diagonalisht në atë mënyrë që maja e saj kishte dalë pak anash vibratorit. Gozhda pothuajse nuk dukej pasi ishte ngjyrosur me bojë në të njëjtën ngjyrë me të vibratorit. Një nga policët e zbuloi gozhdën rastësisht sepse iu grric pak dora. (Policia e Shtetit në njoftimin e saj tha se ishte lënduar një polic në 8 janar, por nuk tha rrethanat. E pra u lënduar nga gozhda e ngulur në vibrator)

Vibratori me gozhdën e ngulur në të është provë se dikush nga njerëzit e Berishës që gjendej brenda selisë si bashist i rremë kishte dashur t’ i bënte një atentat Gaz Bardhit me një vibrator me gozhdë.

Se ja mendojeni pak, kur Gaz Bardhi të kishte nevojë për pak relaks pas gjithë asaj situate të tensionuar, duke stresuar nuk do ta kishte parë gozhdën dhe do ta kishte përdorur vibratorin e shndërruar në armë vrasëse nga njerëzit e Berishës dhe do të ishte plagosur rëndë. Kështu do të ishte derdhur gjak brenda në selinë e PD-së atë ditë.

Fotografia e vibratorit me gozhdë i është bashkëngjitur dosjes me prova për dhunën e ushtruar nga njerëzit e Berishës që iu është dërguar nga zyra e Bashës ambasadave perëndimore në Tiranë. Deri këtu paska arritur Berisha, ka thënë Yuri Kim.
Ende nuk është vendosur nëse vibratori me gozhdë do të përfshihet si provë në dosjen hetimore dhe nëse do të bëhet duhet të shtohet edhe vepra penale e komplotit për atentat, sipas nenit 220 të Kodit Penal.

Në këtë rast duhet që Gaz Bardhi ta pranojë se kishte ndërmend ta përdorte vibratorin atë ditë, pasi që u gjend në zyrën e tij është e vërtetuar.

Nëse ngrihen akuzat këtë rast i dyshuari kryesor është një deputet nga Vlora, i cili si vlonjat ka në fjalorin e tij atë shprehjen “do t’ ia ngul gozhdën” që e ka përdorur publikisht edhe në një rast kur ka qenë ministër. Vërtet që ky deputet nuk ka qenë brenda në seli në 8 janar por gozhdën mund ta ketë ngulur një ditë më parë.

Hetimet, nëse do të bëhen do ta zbulojnë të vërtetën. Por Gaz Bardhi i ka kërkuar Bashës që të ndërhyjë te Edi Rama që ky t’ i thotë Prokurorisë që t’ ia kthejë vibratorin dhe të mbyllet kjo çështje.

/PatriotikMedia/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Rezistenca e Aktorëve dhe Faktorëve të Ndryshëm duhet Bashkuar në një Vektor Rezultant Rezistence ndaj Axhendës Soros!
Next post Ibsen Elezi: Zonja Ambasadore, Po Vret Modelin Tënd !
error: Ky publikimet jane te mbrojtura