Rezistenca e Aktorëve dhe Faktorëve të Ndryshëm duhet Bashkuar në një Vektor Rezultant Rezistence ndaj Axhendës Soros!
Nga Avokati Altin Goxhaj (Levizja AntiSoros Për Shqipërinë)

Ne mund të kemi shumë pikëpamje të ndryshme dhe të kundërta për Berishën!
Madje një pjesë e konsiderojnë për plot arsye si vetë problemin.
Dhe nëse i referohesh pozicionit të Berishës në përkrahje të Lylit të Soros së para 9 Shtatorit 2021, justifikohen plot qëndrime kundërshtie ndaj tij!
Por s’mund ta mohojmë që sot në 2022 ai është vetmi faktor i rëndësishëm me peshë dhe përkrahje përballë Regjimit AntiShqiptar të EDvErit të Soros dhe rolit kuisling të Lylit të Soros!
Sot Shqipëria është në prag të Falimentimit, Rrënimit dhe Shpopullimit për shkak të Axhendës Çubrilloviçiane të Soros dhe sot jemi në një pikë krize ekstreme!
Konteksti aktual politik ka bërë që ne të gjithë që jemi kundër Establishmentit të Soros EDvEr&Lyl, të jemi në të njëjtën varkë me Berishën edhe për shkak të ngjarjeve gjeopolitike që shoqëruar gjysmën e dytë të 2021!
Edhe po të ketë nga ata që duan ta hedhin nga varka kot e kanë se aty është e do të jetë, përballë të njëjtit armik që kërkon të na shtypë dhe dëbojë nga Shqipëria!
Ndaj dhe e vetmja alternativë që të përballemi me Establishmentin Soros është të konsiderojmë aleancën me Berishën kundër të njëjtit armik pavarësisht formave dhe moduleve teknike që hanë plot diskutime dhe jo të gjitha varen nga ne!
Kjo varet si nga ne dhe nga ai por edhe mbështetësit e tij ku një pjesë në fakt janë pjesë e problemit.
Ne si Lëvizje AntiSoros për Shqipërinë pas debateve dhe analizave të ndryshme kemi përgatitur një platformë se si faktorët dhe aktorët e rezistencës mund të organizohen për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga Axhenda AntiShqiptare e Soros.
Nesër fillojmë paraqitjen e kësaj platforme dhe do të nisim veprimet konkrete për aq sa kemi në dorë!
/PatriotikMedia/