Ibsen Elezi: Zonja Ambasadore, Po Vret Modelin Tënd !

Shpallja Nongrata e Berishes eshte çeshtje e juaja, e vendosni ju dhe nuk i jepni llogari askujt.

Problemi fillon e komplikohet kur çeshtja nongrata duhet te zgjidhet nga ne, pasi vjen nga vendi aleat i perjetshem dhe model i demokracise boterore.

Pala e cenuar nga akuzat e vendimit patjeter qe ka te drejten te kerkoj fakte.

Te nesermen Berisha deklaroi nese i behej publike qofte edhe nje fakt dhe ai do terhiqet nga parlamenti e politika, vazhdon ta pohoje edhe sot.

Problemi i paraqitjes se fakteve u zhvendos edhe ne Kongresin Amerikan.

Akoma ska nje fakt publik te paraqitur, nese ka arsye qe keto fakte s’duhet te jene publike, atehere le te veproje sistemi i drejtesise me te cilin krenoheni si sukses.

Edhe trysnia per ta marr ne konsiderate vendimin eshte e drejta juaj, por ne situaten e krijuar ngrihen disa pikpyetje

1- Kaq e veshtrie eshte nga Ju te paraqitni nje fakt dhe ta mbyllni ket mjegullnaje te ngritur ne skenen politike dhe opinionin publik ?

2- Nese akuzoni Berishen per minimin e demokracise, si mund te mbeshtesni Lulin, kur figura e tij eshte me e errta ne ket periudhe 30 vjeçare, me krime te dokumentuara ndaj parimeve themelore te demokracise.

Qe me ardhjen e tij ne krye te PD,

  • eshte shkelur hapur parimi i fjales se lire, jane larguar pa asnje procedure te gjithe ata qe kane dhene mendime ndryshe dhe nuk jane lejuar me ne asnje gare. (parim themelor)
  • qe me ardhjen e tij eshte perdhosur parimi i konkurences duke e zevendesuar ate me emerime. (Pas 2014, pozicionet drejtuese ne PD dhe deri te emerimi individual i 140 deputeteve ne 2017, e deri ne emrimet e fundit ne 2021, lista e shume e gjate)
  • eshte shkelur hapur parimi i votes se lire, me se miri kjo u vertetua ne 13 qershor te 2021, procesi zgjedhor u manipulua hapur dhe i vete dokumentuar nga shkelesit.
  • eshte shkelur hapur parimi themelor i shumices, eshte kuvendi i trete , dhjetor2018, korrik2021 dhe 18dhjetor2021, marrin pjese pak se 2000, e sy nder sy, pike turpi e llogjike te thone jane 5000.

Imagjino katastrofen qe do ndodhte ne vendin tuaj zonja Ambasadore, sikur te shkelej njeri nga keto parime themelore.
Besoj e kujtoni dhunen ne Capitol Hill, kur u dyshua per manipulime.

Zonja ambasadore, beteja juaj e Nongratas me Berishen eshte shume e vogel (ne kohe dhe hapsire), ne raport me betejen tuaj shekullore te krijimit modelit te lirise dhe demokracise.

Demi qe po beni ne opinionin publik duke demtuar imazhin e modelit tuaj, tani duhet te jete shqetesimi juaj me i madh.

Modeli Rama dhe Basha i kapjes dhe kontrollit sistemit eshte modeli i Rus i Putinit, besoj padashje po na çoni drejt nje sistemi te tille.

Ne fakt ju çdo dite edhe ne betejen e “vogel” te Nongratas, duke moskuptuar hallin e madh te demokrateve po i ofendoni duke i njesuar me “hallin” e Berishes, duke ja kundervene vetes.

Ne me pak se 8 muaj, me njohjen e njeaneshme te realitetit dhe levizjet tuaja te gabuara bete qe te sfumohet problemi nongrata dhe duke iu bashkangjitur Bashes e kthyet veten ne nje problem me te madh.

Zonja Ambasadore, tash jemi ne hall te madh, na thuaj si tja bejme, ne deshirojme te jemi model i vendit tuaj, e ju po na shtyni drejt modelit te kundert Rus te Putinit ?!

Gjithesesi vazhdoj t’ju falenderoj, pasi pa nongraten tuaj do ishim duke vegjetuar.

/PatriotikMedia/

One thought on “Ibsen Elezi: Zonja Ambasadore, Po Vret Modelin Tënd !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Çfarë do të bëjë Prokuroria me Vibratorin me Gozhdë të Gaz Bardhit, Provë Materiale si Armë e Ftohtë Speciale?
Next post VIDEO/Aktivisti shtron Pyetjen: Për ata që i Besojnë Shkencës!
error: Ky publikimet jane te mbrojtura