Poezia: Të përcolla …
Krijuar nga Daisy Elbasani –
Mjergulla trupin ma mbuloi.
Si një veladon i lagësht m’a lagu e
Lotët m’i mori.
E i bashkoi me buzët e saj si djegur nga etja.
Akulli trupin m’a kish pushtuar,
E mpirë,
Me buzë shtrënguar..
Me mëndje pëshpëritja:
Jetë gënjeshtare.
Dhe unë,
Me ty prisja,
Ti,
Në rrugën tënde në ikje.
Unë,
Në rrugën time e vetmuar.
Ti shoqëruar.
Unë vetëm.
Ata erdhën.
Në heshtje me kostume të zeza veshur.
Trupa të gjatë,
Të derdhur.
Melodi zije kish në hapat e tyre në ardhje.
Buzë shtrënguar,
Të akullt.
Aq të akullt sa shpirtin ta thernin si thika të Akullta nga ftohtësia e tyre.
Më kaluan pranë.
Heshtje.
Ti hesht,
Heshtur ata,
E ti një fjalë nuk u the.
As ata.
Ohh ti veten e dorëzove.
Dhe kokën pas për herë të parë nuk e ktheve,
Ia dorëzove frikës.
Me flatra të kuqe ëngjëjsh të mbuluan.
Të morën për udhën e gjatë.
Hapat e tyre në heshtje sikur këndonin.
Këngë e trishtë,
Në tinguj melodish funebre.
Në kalldrëmet e një rruge imagjinare që nuk do ta bëjmë veç njëherë hodhën hapat,
E ty,
Të drejtuan.
Une ndiqja muzikën e hapave të tyre në ikje.
Krahë kryqëzuar.
Në gulçima gjoksi lidhur përmbi të.
Dhe ike.
Ike.
Nuk mendove për mua,
Më le në errësirë.
Rrugëve.
E vetmuar.
Të përcolla.
Buzëakull shtrënguar.
E lotë të kristaltë si shirat në pasvjeshtë.
Errësira u largua.
Agu erdhi.
Drita çau atë veladon nate.
Dielli puthi maja malesh.
Rrrezet si krahë të artë hodhi drejt meje.
Sikur sytë m’i verboi.
I mbylla,
Shikimin drejt diellit hodha si në fluturim shprese.
Ohh të pashë,
Të pashë.
Mbi dy ëngjëj fluturoje drejt qiellit.
Drejt parajsës.
Mua më përshëndesje me dorë.
Zërin tënd dëgjova.
Dita e re saponisur,
E bukur,
Ardhur si veshur me pelerinë të artë agoi.
E agu sikur veshit më ledhatoi
Me pëshpërimë mëngjesi:
“Mos qaj,
kthehu,
jeta çeli përsëri.
Hapin bukur hidhe si gjithmonë.
Jeto jetën.
Jetoje si ne,
Natën në ikje e ditën rilindim përsëri.
Kur dielli të dalë do të jemi prapë.
Përsëri e përsëri si në një rilindje të zinxhirtë.”
Buza më çeli.
Dhe në atë buzëçelje të thashë:
Kafen e vetme më s’do t’a pi
Por me rrezet që ti do t’mi dërgosh mua.
Dhe përher,
E përher, e përher do të jemi bashk.
Unë dhe Ti përjetshëm.
Makinën ndeza,
Mora udhën.
Dhe nga ky çast,
Përherë,
Përherë e përherë,
Me shaminë e lotëve të tij lotët e mi do t’i lidh në dashuri të përjetëshme.
E pas çdo dashurie të tyre do t’a ngjesh shaminë në gjoks.
T’a shtrëngoj fort në gji.
Që shpirt e Zëmër t’a ndjejnë pafundësisht atë dashuri.
Bëlbëzova:
Si qënke kështu o jetë,
As e gënjeshtërt e as e vërtet…
S’e di.
/PatriotikMedia/