Sot ishte Ditë për Xherime!
Nga Ylli Dylgjeri –
O zoti Erdogan!
O zoti Edvin!
Si nuk shkuat sot per xherime te monumenti i Skënderbeut? Ishte 17 Janar 2022!
Sot, më 17 Janar 2022 përkujtojmë 554 vjetorin e vdekjes të “Heroit tonë Kombëtar”, “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.
Ai, i dëshmoi botës se ishte një strateg, politikan e diplomat i kalibrit të lartë, që së bashku me bashkëluftëtarët e tij, zhvilluan beteja dhe luftëra të shumta për liri në sherbim të Kombit Shqiptar.
A Ju kujtohet Skenderbeu? Nuk është as me Berishën,
dhe as me Metën.
Skënderbeu është i Shqiperisë. Eshtë i kombit.
Po u bë traditë kjo heqja!
Sa herë vjen këtu Erdogan hiqet Skenderbeu anë e kan. Kështu ka ndodhur edhe në 2005, kur ishte Nano Kryeminister.
E hoqëm nga hollet e Kryeministrise!
E mshefëm. E futëm pas perdeve! Ky turp vazhdon. Vazhdoi deri sot.
Nuk bëte dot as sa Kara Mahmut Pasha!
Ky Pasha, nuk ia pyeti djajtë Sulltanit aspak. Qeverisi në mënyrë autonome, madje të pavarur. Populli shqiptar e quante “mbret i Shqipërisë” dhe “pasardhës i Kastriotëve”.
Por çtu thuash Ju?
Ju sjeni as Kara, as Mahmutë, e as Pashallarë.
Jeni vetëm pazarxhinj.
/PatriotikMedia/