Zaçe Islami: Nga kush Pret RINIA Shqiptare të Çlirohet prej Anakondës Komuniste? Nga ne 75 – 85 Vjeçarët?

Kemi 80 vjet që qurravitemi dhe ankohemi për padrejtësitë që na bëjnë komunistët në pushtet .

Jemi një popull i vdekur e i pa kallur , pa sedër,pa gjak, pa inat por thjeshtë kope me dhën e dhi të destinuar për të ushqyer vrasësit tanë , kriminelët komunistë në pushtet.

Komunistët i filluan krimet e tyre që në vitin 1943 kundër popullit dhe mbasi ua dorëzuan pushtetin pushtuesit filluan luftën dhe vrasjet me ligje të bëra enkas për të nënshtruar popullin.

Askush nuk u ndie kur ATA u morën tokën ,bagëtinë ,pasurinë duke u dhënë të drejtën të bënin si deshën në funksion të mbajtjes së pushtetit me armë.

Sikur populli të ishte ngritur në kryengritje të armatosur kundër bishave komuniste qydh në vitet 45-50 maksimumi do ishin vrarë 500-1000 vetë por ama do kishim fituar lirinë.

Çfarë ndodhi?

Bishat komuniste vranë 6000 burra e 900 gra të pafajshëm , fakt që nuk do kishte ndodhur me luftë të armatosur.
Vijmë në vitin 1990 , shqiptarët e sidomos rinia ikën, ikën e ikën dhe po ikin nga sytë këmbët në vënd që të ngriheshin kundër diktaturës duke menduar se shpëtuan.

JO , MË KEQ AKOMA.

Gjatë 30 vjetëve janë vrarë disa mijra nga qytetarët e thjeshtë jo në luftë por të ekzekutuar si qëntë rrugaçë e jo si burrat në luftë.

ASNJË POLITIKAN NUK PËSOI GJË.

Në të gjithë botën historija na mëson se është RINIA STUDENTORE ajo që lufton për demokraci.

Në Shqipëri kemi pasur ca studentë që vetëm kanë protestuar në mëngjes dhe në darkë në shtëpi dhe jo STUDENTË KRYENGRITËS DERI NË PËRMBYSJE.

Nga kush presin shqiptarët të çlirohen prej ANAKONDËS KOMUNISTE?
Nga ne 75 – 85 vjeçarët?

Spurdhjakët tanë të rinj kanë gjetur zgjidhje IKJEN, ARRATINË , TRADHËTINË E TOKËS SË TË PARËVE TË TYRE dhe jo luftën edhe pse pa luftë janë vrarë e po vriten me mijëra deri më sot.

Kanë zgjedhur drogën dhe prostitucionin dhe jo luftën dhe nderin për të vazhduar jetën me personalitet e ndershmëri.

/PatriotikMedia/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Irlanda Rrëzon Pothuajse të Gjitha Rregullat e Covid-19 …
Next post Zonja Kim na kthen në Drejtësinë Komuniste?!
error: Ky publikimet jane te mbrojtura