Ibsen Elezi: Doktor, unë Mendoj se Dje nuk të “Mundën” dot, por Munde Veten …

Është e vështire të krijosh epërsi në debat me Doktorin.

Doktor, dje shumë të kanë përshendetur për debatin, ca ashtu e kuptojnë, ca të bëjnë qejfin e shumë nga tifozllëku.

Doktor, unë mendoj se dje nuk të “mundën” dot, por munde veten.

Konkretisht, dje por edhe në vazhdimësi, në argumentat tuaja e cilësoni Lulin si “peng Basha”

(S29-ta edhe më keq, “i dal nga vetja”, “I shitur te Rama”, ” ktheu partinë në biznes” e gjithëfarë lloj).

Këto argumenta nuk e shpjegojnë atë çfarë ka ndodhur dhe realitetin e sotëm.

Unë mendoj se faktet dhe argumentat tregojnë tjetër gjë, po mundohem t’jua rifreskoj dhe rendis gjurmët e tij:

[ – Ne 2014 levizja e pare e tij ishte pastrimi i partise nga ata qe ai i shihte pengese dhe katapultimi i figurave pa asnje kontribut ne drejtimin e partise.

  • Ne 2015 shiti reformen territoriale duke e bojkotuar pa nisur dhe duke e miratuar pa perfunduar.
  • Ne 2017 shiti aksionin politik te çadres me marrveshjen sekrete te 17 majit.

Hodhi ne treg idene e bashkeqeverisjes me Ramen dhe ket e konfirmoi me emerimin brenda nates te listes me 140 deputet, me mbi 10 deputet ne garanci marrveshje me UET.

  • pas humbjes dhe pazareve ne 2017 rizgjodhi veten kryetar te PD, duke manipuluar pjesmarrjen e antaresise.
  • Ne 2018 e kthu partine ne parti te emeruar. Emeroi kryetaret e degeve dhe strukturat drejtuese te degeve. Manipuloi haptas pjesmarrjen e delegateve ne kuvendin e dhjetor2018, 4600 vete te ulur ne 2000 karrige. Emeroi ke deshti (por edhe ne marrveshje me ju) keshillin kombetar, kryesine dhe strukturen drejtuese te Partise.
  • ne 2019 i fali Rames 60 bashki.
  • ne 2021 mori nje rezultat me te dobet se ne 2013 ne perqindje dhe deputet, gje e cila nuk e justifikonte blerjen e votave nga Rama.
  • ne 13 qershor 2021 manipuloi gjithe procesin per kryetar te PD.
  • ne 17 korrik 2021 ne kuvendin kombetar (4900 delegat per 2000 ulese) manipuloi (nen hundet tua) gjithe procesin e zgjedhjeve te keshillit kombetar, kryesise dhe organeve drejtuese te PD. ]

Keto gjurme publike dhe te pakontestueshme, tregojne se asyetimet tuaja por edhe te S29, fokusimi juaj te dosja e lobimit Rus, Toyota yaris, porti Durresit, bizneset e Kunatit e ku di une se çfare, jane vogelsira ne krahasim me faktet dhe argumentat e drejteperdrejte qe rendita me siper.

Demet qe i ka bere zhvillimeve demokratike dhe vendit jane te pallogaritshme dhe pakrahasueshme , qofte edhe ne aspektin ekonomik me ato ku jeni fokusuar ju.

Argumentat tuaja duan ta nxjerrin si nje njeri te kapur peng apo te shantazhueshem, i cili po perdor pozicionin e tij per pazare,
ndersa argumentat mesiper tregojne se ai per nje kohe te gjate ka vepruar me nje plan te qarte per marrjen e drejtimit dhe rrenimin e PD-se, perfitimet jane thjesht element anesor.

Dmth ai nuk eshte thjesht “peng Basha” por “uzurpatori shkaterrues Basha”.

Fakti qe ju jeni e ndjeni veten pergjegjes per katapultimin e tij ne krye te PD dhe fajtor per mosreagimin tuaj 8-vjeçar gjate ketij proçesi shkaterrimi gradual, nuk duhet tju çojne ne deformimin e arsyetimit tuaj per asrye justifikuese dhe vetembrojtje.

Lulezim Basha eshte nje person i trajnuar, katapultuar nga Soros dhe bashkepuntoret e tij, i ndihmuar nga ju, me misionin e qarte per uzurpimin dhe shkaterrimin gradual te PD.

Çdo devijim, me ose pa qellim, nga ky realitet i ben nje dem te pallogaritshem zhvillime demokratike brenda PD edhe jashte saj dhe zvogelon shume ne syte e opinionit publik perpjekjet tona rithemelimin e PD.

Titulli origjinal në facebook: Kur mund veten!

/PatriotikMedia/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post VIDEO/Fauci: FDA të Autorizojë Vaksinën Pfizer dhe BioNTech për Fëmijët 4 vjeç në Muajin e Ardhshëm …
Next post Aktivisti dhe Patrioti Sllamniku: Kanë filluar të Lajmërohen Zërat e Arsyes!
error: Ky publikimet jane te mbrojtura