VIDEO/Deklaratat e Ambasadorëve në Tiranë që Kundërshtojnë “Dhunën” e Protestave në Shqipëri …
Nga Redaksia –
Shqipëria sipas deklaratave të “Ambasadorëve” në Tiranë është vendi më Europian se sa vetë Europianët.
Çfarë tallje të hapur që bëjnë me ne Shqiptarët këta “Diplomatët” të Akredituar në Tiranë,sa të hapur që janë kur flasin për parimet Demokratike dhe sidomos njeriu i Blinkelit ,Escobar që është i pa votuar nga senati Amerikanë, dhe që të gjithë këta na dënojnë ashpër dhunën nëpër protesta që organizohen në shqipëri.
Kjo është për të qeshur por edhe për të qarë dhe sidomos kur “Ambasadorja” e SHBA-së Znj.Yuri Kim kur flet kundra dhunës sikur të jetë një nga Financuesit më të fuqishëm në shqipëri,pa përmendur këtu Ambasadorin e BE-së Soreca që është akoma më fallco në ato që deklaron.
Por ne jemi të detyruar t’ju shtrojmë një Pyetje këtyre pseudo-ambasadorëve:
Po në SHBA dhe në Europë a ka dhunë kur protestohet?.
A ka Non Grate nga DASH për ata që thyejnë apo dëmtojnë pronën publike që e kanë ndërtuar e paguar me taksat e tyre.
Dihet që nuk do marrim përgjigje,por ne mendojmë t’ju japim shembullin e fundit nga Brukseli,se ndoshta e kuptojnë dhe vetë se sa fallco që janë.
Por çfarë ndodhi në Bruksel dhe sa Ambasadorë dolën dhe folën kundra dhunës,a u dëgjua gjëkundi Ambasadori/a e SHBA-të dilte në media dhe të dënonte dhunën në bruksel?
Ne jemi dëshmitarë për atë kaos që ndodhi në Bruksel,ku të gjithë klikuan nëpër portale që të informoheshin se ç’po ndodhte në atë Protestë të fuqishme kundër kufizimeve shëndetësore,dhe që kthye në një përplasje shumë të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë.
Aq e fuqishme ishte protesta sa Policia u mundua ti shpërndante protestuesit me të gjitha mjetet si, gaz dhe autobote por nuk ja arritën dot, ajo demonstratë mblodhi mijëra njerëz nga e gjithë Evropa, dhe në veçanti jelekët e verdhë francezë.
Ajo që u vu re ishte se demonstruesit rezistuan dhe madje sulmuan dhe policinë,gjatë sulmit nga protestuesit disa makina policie ju desh të iknin nga frika.
Na vjen keq që Yuri dhe Soreca na japin leksione për Demokracinë kur në shtëpinë e tyrë nuk egziston “demokracia” përderisa demostruesit sulmojnë e dhunojnë policinë.
/PatrioticMedia/