VIDEO/Ibsen Elezi: Ambasadore!
Si një shqipëtar proamerikan i gatuar që në moshë të re, imazhi i USA për mua ka qenë shumë i rendësishëm, jo vetëm se aty kam parë modelin që do dëshiroja për vendin tim por edhe vendin aleat që do ishte krah nesh për ndërtimin e modelit tonë.
Per rrjedhoje une nuk jam nga ata qe te shoh me shqetesim nderhyrjen tuaj ne punet tona te brendeshme, per mos te thene se do e shihja me shqetesim te kunderten.
Per asnje arsye nuk do e merrja mundimin qe te drejtoja nje kritike sado te gabuar ta mendoja, por kur shoh se qendrimet tuaja demtojne thelbin e imazhit te vendit tuaj, pra modelit qe une besoj, smund te rri pa u shprehur.
Kur pash takimin tuaj te fundit me Bashen dhe pronocimin tuaj desha te kujtoj nje shrehje tonen :
“per inat te sime vjerre shkoje flej me mullixhine”.
Fakti qe ju e keni shpall nongrata Berishen edhe pse mund te ket vend per diskutim, eshte qendrimi juaj dhe duhet te merret ne konsiderate nga cdokush, por qe te na serviresh si zgjidhje Lylin per hallet tona te demokracise dhe opozites, nuk eshte tallje me ne por cenim imazhi i modelit tuaj.
Zonja ambasadore, nuk do e mendoja kurre qe mund te ekzistoje nje arsye madhore qe flamurin tend te shenjte ta ktheje ne mburoje per maskarenjte, modeli juaj eshte njelloj i shenjte edhe per ne, per rrjedhoje na lind e drejta ta mbrojme po aq sa Ju.
/PatriotikMedia/