LIVE: Seanca për mosbesimin ndaj Qeverisë Krivokapiç
Gjeka: Asnjë qeveri nuk duhet të vë në pikëpyetje pranimin e Kosovës nga ana e Malit të Zi
Në seancën e sotme parlamentare në diskutimin mbi shkarkimin e qeverisë së Malit te Zi, në diskutim mori pjesë edhe deputeti i Koalicionit shqiptar Fatmir Gjeka, i cili tha se kjo qeveri ishte kundershtari me i madh i vetvetes dhe askujt nuk do t’i vijë keq për të. “Çdo qeveri e cila siguron qetësi dhe stabilitet, avancon bashkëpunimin rajonal dhe marrëdheniet me NATO-n, nuk bjen në pyetje pranimin ndërkombetarë të Kosovës nga ana e Malit te Zi, pastaj punon në procesin e integrimit në Unionin Evropian dhe ka qasje ndaj Rusisë në harmonizim me politikën e përbashkët të Unionit Evropian, do të jetë e pranueshme për Bashkësinë nderkombetare”, deklaroi deputeti Gjeka.
(Video) Nimanbegu: Shqiptarët në Mal të Zi kanë pritur shumë që nga viti 2006
Shqiptarët në Mal të Zi kanë pritur shumë që nga viti 2006, që nga pavarësia, ndërsa tani rinia është e dëshpëruar, nuk kanë mundësi, nuk kanë ekonomi, zonat tona kanë mbetur të pazhvilluara, tha sot në kuvend deputeti i “Listës Shqiptare” Genci Nimanbegu.
“Deputetët që do të votojnë sot për rënien e kësaj qeverie duhen të jenë deputetë të popullit, deputetë që veprojnë në interes të popullit e jo në interes të disa grupacioneve.Ne do të vazhdojmë, unë do të vazhdoj të punoj në interes të bashkësis shqiptare, dhe për ne nuk është e vështirë t’i pranojmë të gjitha të mirat që kemi arritur. Ne kemi bërë punë të mira me Gjukanoviq-in, kemi votuar gjëra të mira me Mandiq-in, me Beçiq-in dhe me Brajoviq-in, nuk guxojmë më të shikohemi si armiq. Mesazhet e sotme më japin optimizëm, por duke e njohur ndikimin e mediave të huaja ftoj të gjithë deputetët ta kuptojnë që ky është momenti ku duhet ecur përpara.”, tha Nimanbegu.
Ndërpritet seanca e kuvendit për shkak të tensioneve
Për shkak të tensioneve të krijuara në sallë është ndërprerë seanca e tretë e jashtëzakonshme mbi shkarkimin e qeverisë aktuale. Tensionet u krijuan mes deputetëve të SNP-së dhe Demokratëve. Seanca rifillojë pas një pauze të shkurtër.
Vijon….