LIVE: Seanca e mosbesimit të qeverisë Krivokapiç
Me votat e DPS-së votohet mosbesimi i qeverisë. Fronti demokratik lëshon sallën
Pas shume diskutimesh dhe akuzave të ashpra ndaj qeverisë aktuale me në krye kryeministrin Zdravko Krivokapiq, sonte deputetët e Kuvendit të Malit te Zi, pas një seance maratonike, votuan për shkarkimin e qeverisë me 43 vota pro, me 11 vota kundër dhe pa abstenime.
Me këtë mocion krijohen kushtet për formimin e qeverisë pakicë, e cila do të sjellë edhe pushtetin e ri në Mal të Zi.
Pro shkarkimit te qeverisë votuan deputetët e partive dhe koalicioneve: DPS, URA dhe Civis, SDP, SD dhe Partitë e pakicave
Para fillimit të procesit të votimit, deputetët e Frontit Demokratik së bashku me deputetët e SNP-së lëshuan sallën. Deputetët nga radhët e Demokratëve ishin kundër.
Nimanbegu, Shkrela dhe Gjeka votojnë pro shkarkimit të qeverisë
Tre deputetët shqiptarë në parlamentin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu, Luigj Shkrela dhe Fatmir Gjeka kanë votuar pro shkarkimit të qeverisë.

VOTOHET MOSBESIMI ME 43 VOTA PRO
Parlamenti në malin e Zi ka rrëzuar qeverinë e kryeministrit Zdravdko Krivokapiç, duke votuar me 43 vota pro mocionit të mosbesimit. Shkarkimi ishte i pritshëm edhe nga vetë Krivokapiç, i cili në një deklaratë të mëhershme fajësonte zv/kryeminsitrin me origjinë shqiptare, Dritan Abazoviç. Ky i fundit pritet që të formojë edhe qeverinë e re në vend.
Kuvendi i Malit të Zi ka shkarkuar me 43 vota pro, kryeministrin Zdravdko Krivokapiç.
Krivokapiç la sallën, pasi deputetët vetuan kundër miratimit të rendit të ditës për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, të kërkuar nga ai, e cila u votua vetëm nga 29 deputetë.