Ndjesë zoti Obama – nga Ylli Dylgjeri …
Zoti Obama, pranoni Ju lutem ndjesën time si qytetar i një vendi trafikant në Europë. I një vendi të vjedhur, të përçudnuar e të klasifikuar nga
Ju dhe Qeveria Juaj si vendi Narkotrafikut.
Ndjesë zoti Obama, ndjesë, se një nga bashkëbiseduesit e Tu qeveritar në foton e Shtepisë së Bardhë u dënua sot si trafikant droge në grup të organizuar.
Ndjesë zoti Obama,se një qeveritar shqiptar ta ndyu zyrën dhe karrigen e bashkëbisedimit.
Ndjesë zoti Obama,se bashkebiseduesi Tahiri nuk denjon ta kerkojë ate.
Ndjesë zoti Obama,
sepse edhe bashkëbiseduesi tjetër në foto, gogoli Edi Rama, pritet të jetë ideuesi, frymëzuesi, bashkëpunuesi, dhe përfituesi i drogës në ditët që vinë.
Ndjesë zoti Obama,
edhe në emër të stafit të diplomacisë Tuaj në Tiranë, që nuk ju informojnë kë të prisni e përcillni nga vendi im!!!
Ndjesë zoti Obama,
se në atë foto, vetëm Ju dhe portreti pas shpinës Tuaj jeni të pa korruptuar.
Ndjesë Zoti Obama.

/PatriotikMedia/