Rusia luan Bllofin me Pushtimin e Ukrainës për të Penguar Zgjerimin e NATO-s …
Nga Redi Minga –
Mediat dhe portalet Perëndimore dhe ndërkombëtare u hodhën në aksion duke propaganduar bllofin e Rusisë mbi sulmin ndaj Ukrainës duke alarmuar të gjithë botën me idenë e një lufte të tretë botërore.
Mediat perëndimore dhe ndërkombëtare deklaronin se bisedimet e paqes dështuan dhe se ushtria ruse nisi disa opsione për të avancuar në Ukrainë përmes rrugëve të pushtimit verior, qendror dhe jugor. Ndërkohë mediat Perëndimore dhe ndërkombëtare jepnin disa opsione fakenews që nuk kanë për t’u realizuar kurrë ku shkruanin se përpjekjet ruse për të kapur dhe mbajtur territorin nuk do të jetë domosdoshmërisht e lehtë dhe ka të ngjarë të ndikohet nga sfidat nga moti, luftimet urbane, komanda dhe kontrolli, logjistika dhe morali i trupave ruse dhe popullatës ukrainase.
Gjithashtu mediat ndërkombëtare shkruanin se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e saj evropianë duhet të përgatiten për një pushtim duke ndërmarrë hapa të menjëhershëm ekonomikë, diplomatikë, ushtarakë, inteligjencë dhe humanitare për të ndihmuar Ukrainën dhe popullsinë e saj dhe për të forcuar mbrojtjen përgjatë krahut lindor të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).
Por si është e vërteta e bllofit Putin mbi Ukrainën
Presidenti rus Vladimir Putin po vazhdon të kërcënojë me një pushtim të Ukrainës dhe me një ngritje të madhe ushtarake pranë kufirit ruso-ukrainas duke përdorur një gjuhë agresive. Rusia ka vendosur armë dhe sisteme sulmuese brenda distancës goditëse të Ukrainës, duke përfshirë tanket kryesore të betejës, obusët vetëlëvizës, mjetet luftarake të këmbësorisë, sistemet e raketave të shumta lëshuese, sistemet e raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi Iskander dhe artilerinë e tërhequr.
Putini e ka plotësuar këtë grumbullim me një gjuhë të hapur se Ukraina është historikisht pjesë e Rusisë dhe se Kievi duhet të kthehet në krahun rus.
Ky kërcënim i Rusisë është një bllof model Putini për të paktën dy arsye.
Së pari, Rusia nuk mund të lëvizë aq shpejt forcat e saj për ti pozicionuara në Ukrainë,të gjitha cfarë jepen ne media janë mashtrime,ushtria ruse nuk është dhe aq e fortë sa reklamohet nëpër media pasi dihet që ushtria ka nevojë për financim gjë që Rusia e Putinit nuk e ka këtë luks.
Jo më kot nuk vepron Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s sepse e kanë të qartë bllofin e Putinit dhe se nuk kanë pranuar të vendosin forcat e tyre në Ukrainë për të zmbrapsur të ashtëquajturin pushtimin rus.
Nga e gjithë kjo telenovelë Ruse do të dalim tek diplomatët që do të arrijnë një marrëveshje me Putinin i cili e ka treguar gjithmonë gatishmërinë kur bëhet fjalë për interesat e tij personale.
Së dyti: Rusët nuk janë dakort që NATO të zgjerohet dhe se një pushtim që imagjinohet të ndërmerrte Rusia do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm në politikën ndërkombëtare, duke krijuar një “perde të hekurt” të re që fillon përgjatë kufijve të Rusisë me Finlandën dhe shtetet baltike dhe që lëviz në jug përmes Evropës Lindore, Lindjes së Mesme, Azisë Qendrore dhe Jugore, dhe më në fund në Azia Lindore përgjatë krahut jugor të Kinës.
Pra e gjitha kjo është shumë e rëndësishme ku duhet të kuptojmë se Rusia nuk mund ta pushtojë Ukrainën, sepse do të kete pasoja shumë të rënda ku do të përballet me një pushtim të teritoreve të saj nga Shtetet e Bashkuara,Anglia,Izraeli dhe Turqia që mund të sjellin një shkatërrim të paparashikueshme për Putin që luan bllof me sulmin mbi Ukrainën.
Nuk ka pushtim të Ukrainës është thjeshtë lojë e Putinit për mos zgjerim të NATO-s.
/PatriotikMedia/