VIDEO/Tirana dhe Italia në festë: Roma gjunjëzon Feyenoord fiton Kupën Europiane …

Ka përfunduar ndeshja mes Romës dhe Fejnord, 1-0, Zaniolo i jep trofeun e Conference League ekipit të tij.

https://rumble.com/embed/v13hcy1/?pub=bbbxs

Më në fund ekipi i Romës për herë të parë fiton një Kupë europiane. Në Tiranë festa ka filluar nga tifozët italianë, kurse Roma ka marrë flakë nga dhjetra mijë tifozë që po festojnë.

Spektakël dhe emocione pafund ne finalen historike të Conference League. “Arena Kombëtare” u kthyer në qendrën e futbollit evropian, teksa në fund do të ishte Roma që do të buzëqeshte falë suksesit minimal 1-0.

Ceremonia ofroi një spektakël të vërtetë, me Romën që u përkujdes për një koreografi të jashtëzakonshme, ndërkohë që Feyenoord nga ana tjetër i vuri “flakën” stadiumit me flakadanë që bën tym gjithçka për disa minuta.

Skuadra verdhekuqe do të shënonte golin e vetëm ne fraksionin e parë. Në minutën e 33-të, Zaniolo kontrollon në mënyrë perfekte topin dhe më pas me një goditje të lehtë e dërgon ne kuadrat. Feyenoord bën shumë pak ne fraksionin e parë për të merituar barazimin.

Më pas në pjesën e dytë, do të ishte skuadra holandeze që do të merrte komandat e sfidës me aksione të shumta. Rui Patricio u bë heroi me një pritje fantastike dhe më pas falënderoi shtyllën. Rezultati nuk ndryshoi deri ne fund, me Kumbullën që rrëmben trofeun edhe pse nuk luajti asnjë sekondë.

/Stopfake.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Ish-Presidenti Trump e tha vite më Përpara që Mediat ta kuptonin se dhe ata i vodhën Zgjedhjet e 2020?
Next post VIDEO/ Investigim: Aborti në SHBA – Pamje shumë të rënda – Vdekjet që duhen hetuar …
error: Ky publikimet jane te mbrojtura