Shqipëria në ankand… Tani duhet një gogol!

Nga Iva V.Grillo –

Perpjekjet e ethshme ne shpikjen e nje gogoli vazhdojne… mundesisht te nje gogoli te madh dhe te frikshem, nga ata qe lebetit miletin, e paralizon dhe nuk e le te mendoje.

U duhet nje gogol atyre qe kane nxjerre atdheun ne rruge te madhe, si nje “zonje te perlyeme”, duke shitur gjithe “hiret” e saj: detet, plazhet, sitet arkeologjike, hidrocentralet, naften,truallet e ndertimit…madje dhe vete shqiptaret…

U duhet nje gogol atyre qe u duhet Shqiperia si nje kazerme ushtarake, sheshpushim refugjatesh, treg, rruge trafiqesh, ngaster eskperimentale te egos se tyre, han me shtate porta ku hanxhiut batakci mjafton ti shkelin syrin.

U duhet nje gogol atyre qe duan te zene nje cope qoshe ne politike, ate qoshe qe kellqet e tyre nuk ua siguruan kurre. Edhe atyre u duhet nje gogol… i madh, i keq dhe i shemtuar.

U duhet nje gogol atyre qe kane rene dakord me veten te mos t’a tregojne me gisht kete batak, por e kalojne “lumin” e vet moral duke bertitur: fajin e ka gogoli.

Duhet nje gogol, per te mbuluar gjithe kete poshtersi…

Ne mos qofte, u krijofte!

RilindjaNonGrata

stopfarsesrama

enoughisenough

/Stopfake.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Joe Biden njoftoi urdhërin ekzekutiv gjithëpërfshirës për të avancuar Axhendën Radikale të “LGBTQI+” nëpër shkolla …
Next post Trump kishte të drejtë: Kina i bleu tokat që të ngrinte kullat celulare të pajisjeve të Huawei-t pranë bazave ushtarake amerikane – të afta për të ndërprerë dhe për të kapur sinjale …
error: Ky publikimet jane te mbrojtura