
Avokati Goxhaj: Parashikimi me teks dhe grafikë në 2 Qershor për Shtatorin në flakë që po ofron!
PARASHIKIMI IM ME TEKST DHE GRAFIKË NË 2 QERSHOR PËR SHTATORIN NË FLAKË QË PO OFRON!
Këtë e kam shkruar në 2 Qershor 2022, ndërkohë që sot po diskutohet kërcënim ushtarak i Serbisë në Kosovë, luftA Kinë-Tawan-SHBA më afër se kurrë, Rusia po përparon çdo ditë në Ukrainë, tension Turqi-Greqi, kërcënim i Iranit mbi Shqipërinë, inkursione Iran-Izrael, bashkëpunim ushtarak Rusi-Indi kundër Pakistanit, etj.. Ndërkohë në SHBA dhe Europë ka filluar Recensioni i plotë ekonomik ndërsa planetin e kërcënon uria! Dhe si gjthm OBSH e Bill Gates & Ted Turner po lançon PLANdeminë dhe vraksinat e reja!
A është ky Shtatori që ju kam thënë se po afron?
2 Qershor 2022
SHTATORI QË PO VJEN..
LUFTA E TRETË BOTËEORE APO KRIZA MË E MADHE NË HISTORI?!https://www.facebook.com/100050576645761/posts/559489545746929/
Dikush po më pyeste për 2023shin, dhe i thashë që “unë s’di ç’mund të ndodhë në Shtator 2022, ti më thua 2023”!
Hiç mos u habisni për një Luftë të Tretë Botërore (mediat ruse po fladin çdo ditë me terminologjinë e re: “LUFTA E TRETË BOTËRORE KA FILLUAR”), që të shtrihet:
nga Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, Azerbaxhani deri në vendet skandinave duke përfshirë përveç shteteve të Balltikut edhe deri në Poloni, e cila po gërricet çdo ditë me Rusinë (si dikur Ukraina),
nga Ballkani (Bosnjë, Serbi, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni), në Mesdhe midis Greqisë dhe Turqisë,
nga Irani ku të përfshihen Izraeli, Arabia Saudite, Jemeni, Qatar, Siria, Afganistani dhe deri në Indi me Pakistanin,
nga Kina me Taivanin ku do të përfshihet direkt SHBA, Britani, Australia e deri Japonia!
Perëndimi,
[që nuk duket se ka pikën e vullnetit për të gjetur gjuhën e bisedimeve me Rusinë, (duke i krijuar avantazhe të papara Kinës Komuniste për të avancuar në pjesën e saj të Axhendës së Davosit), përkundrazi po çon armë të sofistikuara në Ukrainë kundër Rusisë],
ka një hall shumë të madh që juve si të painteresuar ju duket absurd, por për ne që lexojmë dhe informohemi, në SHBA demokratët që kanë marrë Shtëpinë e Bardhë me manipulim dhe vjedhje votash në 2020, nuk mund të tolerojnë zhvillimin e Zgjedhjeve të Pjesshme të Nëntorit 2022, ku republikanët e kanë të sigurtë ndryshimin e mazhorancave në Kongres dhe Senat duke garantuar fitoren e pavjedhur në Zgjedhjet e 2024!
Kjo ka ndodhur në 2020 ku për të mundur Trump shpejtuan PLANdeminë e Covid19 duke prodhuar Fraudin Zgjedhor më të madh në historinë e civilizimit (që në axhendat e tyre të 2016 ishte planifikuar për 2025 pasi në atë kohë do të ishin të bindur që do fitonte Clinton dhe nga 2016 deri në 2024 do të kishin kohë të mjaftueshme për kriza luftërash dhe kaosi global).
Elitat e Perëndimit në atë humnerë që e kanë hedhur Botën dhe Qytetërimin Perëndimor, e dinë shumë mirë se një kthim i Trumpit dhe konservatorëve do të sjellë një përmbysje totale të Elitave të zhytura në krim, genocid, shkatërrim, rrënim dhe mbi të gjitha burgje masive!
Elitat Kriminale të Davosit nuk kanë asnjë shans të kthehen mbrapsht se janë zhytur bashkë me burokracitë perëndimore në krimin e genocidit dhe rrënimit të popujve më të zhvilluar dhe civilizuar të planetit!
Ata e dinë shumë mirë se “ushtritë e tyre të brendshme” të policëve dhe xhandarve të drejtuar nga majtistët, globalistët, lgbqistët nuk janë të mjaftueshme për tu përballur me atë ç’ka po vjen!
Ata nuk mund të tolerojnë rrënimin e tyre dhe janë gati të zhysin botën në flakë dhe kriza ekstreme, përfshi edhe luftëra të pjesshme nukleare për të mbrojtur zbatimin e Great Resetit të 2030!
Ndaj dhe e vetmja rrugë për të mos lejuar kthimin e konservatorëve në SHBA (dhe me efekt domino në rezistencën e qytetarëve të lirë në gjithë Perëndimin), është kaosi dhe kriza e multiplikuar me bomba bërthamore, zona të kontaminuara (ujëra dhe dete, lumenj dhe toka agrare), viruse laboratorësh, vraksina të detyruara, lockdowne, regjime ushtarake dhe policore (për shkak të kaosit global që vetë prodhojnë), kampe përqëndrimi dhe shfarosje, pasaporta dhe para dixhitale, dhe media dixhitale kontrolluese!
Qarkullojnë me kohë fjalë se në Shtator do të nisë Kaosi dhe Lufta, Kriza dhe PLANdemitë, që bota do të jetë në flakë!
Ndaj dhe unë personalisht e kam shumë të pamundur tani të mendoj përtej Shtatorit 2022.
Më pyesni në Tetor.. për Dhjetorin 2022 por jo më tej!
Më ndihmoftë Zoti që t’ja kem futur kot!
Ose të paktën me ndihmën e Zotit, popujt ti ushtrojnë presionin e duhur dhe frikën e pasojave Elitave Kriminale të Great Resetit!
/Stopfake.al/