
Ironia e Gazetarit: Stafi Gati…tuu!
Nga Ylli Dylgjeri –
Stafi Gati…tuu!
Shtypi njoftoi se Presidenti me ne fund e zgjodhi stafin qe do te punoje prane Tij.
Antenat e komunikimit u montuan se fundi ne kuoten kodrinore Surrel. Antenat do mbulojne mbare ultesiren perendimore deri ne Rogozhine, nga prejardhja e Tij.
Po valle te jete vetem kjo arsyeja pse ska folur Presidenti deri me sot?
Nese ishte kjo, serisht eshte gafe. Parapregatitjet per te marre postin e larte kushtetues fillojne me kohe, se vetem Ai e dinte se do emrohej si President.
Pse duhet te kalojne dy jave e Presidenti mos kete stafin gati?
Presidenti duhe te vinte i organizuar, me staf e kabinet te fiksuar ne Presidence. Por Presidenti rogozhinas e ben si Ai bashkefshatari i Tij qe e mesonte te birin kur ngecte rrugeve te fshatit: nxito – i thoshte, dhe… ec e ec dhe fut nga nje spec! Tani Bajrami po i fut specat nje nga nje ne staf.
Por ka dhe nje arsye qe
nuk ka folur deri me tash. Arsyeja ka lidhje me dicka tjeter. Presidenti po e trajton publikun si njerzit qe nuk degjojne dhe perdorin gjuhen e shenjave, gishtave.
Disa njerëz që nuk dëgjojnë nëpër botë nuk e njohin gjuhën e shenjave dhe ata që e përdorin gjuhën e shenjave shpesh nuk kanë informacion për gjuhët e shenjave, pasi shumica e njerëzve që nuk dëgjojnë kanë prindër që dëgjojnë të cilët nuk e përdorin gjuhën e shenjave dhe nuk kanë njohuri për të.
Ndaj eshte menduar qe prane stafit te funksonoje dhe nje interpretues i gjuhes se shenjave per publikun meqenese Presidenti njoftoi se nuk eshte mediatik e shpesh here do flasi me isharete apo me sy.
Presidenti është ende duke zhvilluar të tjera rekrutime deri në plotësimin e ekipit të tij. Stafi do te funksionoje me oficer roje, dhe poste kapanoni.
Qetesohu!

/Stopfake.al/