Zoti na ruajtët Mendjen si për të Mirën tonë si për të përgjithshmen …

Nga Hysni Gurra –

Zoti na ruajtët mendjen si për të mirën tonë si për të përgjithshmen.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nju Jork ditën e djeshme, ku një shqiptar aktor i ri me profesion ka vrarë bashkëshorten duke e hedhur nga pallati, në sy të dy fëmijëve të mitur, 4 dhe 6 vjeç, pas një sherri, dyshojnë hetuesit. Më pas i tronditur nga britmat e fëmijëve- mama, mama, siç thonë fqinjët, është hedhur edhe vetë nga pallati duke i dhënë fund jetës.

Hipokrizia në Shqipëri: nga që njihet në rrethe të caktuara aktori, të gjitha mediat a indivitët pa përjashtim, në kryetituj vendosin “aktori hidhet së bashku me gruan nga pallati, vdesin të dy”.

Ky titull nënkupton që “së bashku” kanë vendosur t’i japin fund jetës, kur në fakt nuk është kështu. Arsyet janë të shumta, gjendja psikologjike etj, që mos i rëntë kujt, por edhe ky raportim e kjo hipokrizi shqiptare mos i rëntë kujt.

Ka pas raste të ngjashme në Shqipëri, fiks të ngjashme, dhe po në mënyrë hipokrite media dhe individi ka shkarkuar baterinë e mllefit te burri që vrau gruan, duke i vënë epitet më të ulëta.

Ky lajm, përtej tragjizmit më kujtoi rastin kur një “gazetare” shqiptare duke ec si e ndërkryer shtypi një qytetar me makinë në mes të Tiranës, meqënë se kjo njihej, ishte VIP, të gjitha lajmet kishin titullin: “qytetari përplas gazetaren në makinë, ose i hidhet gazetares para makinës..” diçka e tillë.

Ç’hipokrizi e madhe na karakterizon si shoqëri, është e frikshme.

/Stopfake.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Avokati jep “alarmin”: Bota është përfshirë nga konfliktet …
Next post VIDEO/ Amnesty International – Zyra e Komisionerit të OKB për të Drejtat e Njeriut dhe Human Rights Watch, Raportojnë se Ukraina po shkel Ligjet Ndërkombëtare të luftës …
error: Ky publikimet jane te mbrojtura