
Lufta bërthamore mes SHBA-së dhe Rusisë do të linte 5 miliardë të vdekur nga uria, thotë studimi …
Shpërthimi i një arme bërthamore do të shkaktonte zjarre masive dhe do të injektonte blozë në atmosferë, duke bllokuar rrezet e diellit që të arrijnë në sipërfaqe dhe duke kufizuar prodhimin e ushqimit, duke çuar në vdekje, tha studimi.
“Një përqindje e madhe e njerëzve do të vdesin nga uria,” tha për Nature.com Lili Xia, një shkencëtare klimatike në Universitetin Rutgers, e cila drejtoi hulumtimin. “Është vërtet keq.”
Duke u bazuar në kërkimet e kaluara, shkencëtarët punuan për të llogaritur se sa blozë që bllokon diellin do të hynte në atmosferë nga stuhitë e zjarrit që do të ndizeshin nga shpërthimi i armëve bërthamore.
Reduktimi i dritës, ftohja globale dhe kufizimet e mundshme tregtare pas luftërave bërthamore do të ishin një katastrofë globale për sigurinë ushqimore”, thuhet në studim.
’Ne duhet të parandalojmë një luftë bërthamore’
“Të dhënat na tregojnë një gjë:
Ne duhet të parandalojmë që një luftë bërthamore të mos ndodhë ndonjëherë,” tha Alan Robock, një profesor i shkencës klimatike në Universitetin Rutgers dhe bashkëautor i studimit.
Çdo shpërthim i armëve bërthamore që prodhon më shumë se 5 teragramë (5 trilion gram) blozë parashikohet të shkaktojë mungesë masive ushqimore në pothuajse të gjitha vendet, tha studimi.
”Në skenarin ekstrem, numri i të vdekurve do të jetë popullsia e kombinuar e Shteteve të Bashkuara, Evropës, Federatës Ruse dhe aleatëve dhe shumë më tepër,” tha Deepak K. Ray për revistën Newsweek.
Hulumtimi i parë në llojin e tij .
Hulumtimi është i pari i këtij lloji, sipas autorëve të studimit.
“Askush nuk e ka bërë këtë llogaritje më parë,” i tha Robock Health Day News. “Askush nuk është përpjekur të llogarisë numrin e njerëzve që do të vdisnin.”
Autorët e studimit vlerësojnë se .. vdekjet e shkaktuara nga uria që lindin nga një luftë bërthamore midis Indisë dhe Pakistanit mund të jenë rreth 2.5 miliardë në dy vitet pas shpërthimit të luftës;
Për një konflikt bërthamor midis SHBA-së dhe Rusisë, vdekjet nga uria mund të arrijnë në 5 miliardë.
Lufta bërthamore mund të duket më pak kërcënim sesa gjatë Luftës së Ftohtë, sipas Nature.com,
Por ka ende nëntë vende me më shumë se 12,000 koka bërthamore mes tyre. ”Nëse ekzistojnë armë bërthamore, ato mund të përdoren dhe bota i është afruar disa herë luftës bërthamore,” tha Robock. “Ndalimi i armëve bërthamore është zgjidhja e vetme afatgjatë”.
/Stopfake.al/