
Kush mund ta shembë Amerikën?! – Refleksion gjeopolitik dy dekada pas 11 shtatorit në prag të Rendit të Ri Botëror!
Nga Kreshnik Osmani –
Është folur shumë rreth sulmeve terroriste të 11 shtatorit në New York dhe teoritë e ndryshme kanë pushtuar mediat botërore. Pas dy dekadave që kanë kaluar nga zhvillimi më i rrezikshëm dhe më i madh i historisë së njerëzimit, pas Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore dhe Rënies së Murit të Berlinit, kam dëshirë të shtoj sot pesë rreshta, për të dhënë një mendim lidhur me këtë ngajrje të tmerrshme. Pa dashur të analizoj në detaje mënyrën sesi u zhvilluan ngjarjet, pasi kjo është histori e pamundur, sepse në të janë përfshirë miliona dosje, faqe e interference shërbimesh sekrete dhe duke synuar të qartësoj sadopak lexuesin, dua ta ndaj opinionin tim në disa kollona llogjike, që sipas meje ndihmojnë që kjo çështje të bëhet sa më e qartë për ndërgjegjen dhe llogjikën njerëzore, fillimisht amerikane dhe më pas botërore, islame, të krishterë e hebreje, sepse politika dhe shërbimet nuk kanë vijë llogjike të njejtë me ndërgjegjen njerëzore. Duke qenë se është folur shumë për teori komplloti dhe për të kundërtat e saj, lidhur me mënyrën si janë rrëzuar kullat, shumë shkurtimisht lidhur me këtë çështje mund të them se:
Bashkohuni me Patriotik Media Telegram Chanel këtu: https://t.me/patriotikmedia
- Amerika nuk e qeveris Botën rastësisht, por është Perëndoria që sundon Planetin zyrtarisht prej fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe kjo nuk ka ndodhur rastësisht. Përveç pozicionit gjeografik të favorshëm, e rrethuar me oqeane nga Lindja dhe nga Perëndimi dhe vështirësisë për të mbërritur dhe për ta sulmuar atë ushtrakisht, Amerika ia doli të përthithë trurin e të gjithë Planetit dhe të jetë Toka e Premtuar e Lirisë për të gjithë banorët e globit, pa dallim race, kulture, krahine e ideje. Muslimanë, të krishterë, hebrenj, budistë, të pafe, u mikpritën në Tokën e Lirisë dhe iu dha mundësia që të prekin majat, pa iu kërkuar të ndërrojë fenë, kulturën, kombësinë, gjuhën e folur, madje pa iu kërkuar me dhunë as të vihen në shërbim të Perëndorisë Amerikane. Perandoria që sundon Planetin prej ofro 1 shekulli, ia ka dalë që t’i afrojë banorëve të saj, një model politik të Lirisë dhe të Demokracisë, që nuk kishte rival në pjesën tjetër të botës. Këtë ia njohin asaj edhe armiqtë më të përbetuar, që janë gëzuar për sulmin e 11 shtatorit, nëse nuk kanë patur mundësi të jenë aksionerë në projektimin e atij sulmi. Pjesa më e madhe e atyre që e duan Amerikën të rrënuar, sot e postojnë në facebook kur marrin vizë amerikane dhe ky përjetim është shprehje e një kompleksi dhe e një skizofrenie të fshehur ideologjike, që lidhet me simpatinë e tyre për “viktimën” dhe “gjahun” e tyre të mundshëm. Ky lloj komplikacioni depresiv psikik dhe mental është shumë i komplikuar për t’u shpejguar dhe nuk dua të ndalem aty në këtë qasje të shkurtër.
- Kombi Amerikan që përfaqëson në vetvete një bashkësi të përzier racash, kombesh, kulturash, fesh e fisesh, sipas disa studjuesve është një biznes i madh më shumë se shtet i madh. Ajo gjëndet nën ndikimin e lobeve, të korporatave, të industrive të fuqishme të armëve, të financave, të farmacutikës, të informatikës dhe c\ka është më e rëndësishme se të gjitha sot, të teknologjisë së informatikës si pjesë e arsyes përse komandon botën sot. Si e tillë Amerika nuk mund të shihet as të studjohet sipas metodës klasike të analizës së Perandorive.
- Urrejtja ndaj Amerikës, ndaj amerikanëve dhe ndaj Kombit Amerikan, është investuar nga Perëndoritë rivale apo mendësitë perëndorake rivale, të cilat në natyrshmërinë e tyre luftojnë për ta rrëzuar nga froni dhe për ta zëvendësuar atë. Në teori me platforma më të drejta dhe më të vërteta por në praktikë me platforma qytetëruerse me të cilat nuk i kanë bindur ende banorët e Planetit. Lindja Orthodokse, Azia Budiste dhe Bota Islame (të gjitha të ndara në nëndegë e nënperandori si psh Persë-Turq e Arabë) janë rivale të Perëndorisë Amerikane, ndaj dhe Amerika përgjatë shekullit të fundit e ka ndarë platofrfmën e saj të luftës, në tre etapa të rëndësishme (Lufta kundër Ish Bashkimit Sovjetik- (Perandoria Ruse Orthodokse në tentativë për t’u ringritur sot nga Aleksandër Dugin dhe Vladimir Putin). Menjëherë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe dorëzimit të Gorbacovit nis etapa e Lufta kundër Perandorisë së dytë Rivale, Bota Islame (Nga Xhakarta në Atlantik). Lufta në Irak dhe në Afganistan ishte rezultati i parë menjëherë pas Sulmeve të 11 shtarorit 2001. Ndërsa sot këmi hyrë në luftën përfundimtare dhe larjen e hesapeve me Perëndorinë e Tretë dhe më të madhe rivale, që është Perëndoria e Dragoit Kinez, që me shifra e ka tejkaluar ekonominë amerikane tashmë. Lufta me Perandorinë Kineze do të jetë edhe pikënisja e Luftës së Tretë Botërore dhe e konflikteve, luftërave dhe krizave të mëdha që do ta shoqërojnë botëm derisa ri sa të lindë Rendi i Ri Botëror. Këtë perde e hapi Vladimir Putin me luftën në Ukrainë në shkurtin e 2022. Kinezët dhe rusët tashmë janë bashkë, me të gjitha frikërat që kanë ndaj njëra-tjerës dhe bashkë me BRICS dhe platofrma të tjera ekonomike, ushtarake dhe gjeopolitike do të synojnë të rivalizojnë Amerikën dhe ta bashkëqeverisin botën me të.
- Osama Bin Laden, Alkaeda dhe nëndegët e tyre me emërtime të ndryshme janë entitet ideologjik, fetar, financiar, politik, ushtarak që pretendon frymëzim islamik, që ekziston edhe sot në forma më të fshehura dhe më të maskuara në një pjesë të madhe të botës islame dhe çdo përpjekje për t’i etiketuar ata si teori konspiracioni apo pjesë të shërbimeve sekrete perëndimore është tentativë për të fshehur e për të maskuar nëj të vërtetë të madhe. Kjo nuk përjashton që segmente të caktuara të tyre të jenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrtete, që kanë agjenda islamofobe, duke u dhënë zë kamikazëve dhe aktivitetit të tyre terrorist. Ideologjia tekfriste, terroriste, vrasëse, shkatërrruese, perverse, është e pransihme tek dogmat islame të inevstuara prej këtyre qarqeve, që kanë si alternativë qytetëruese të Perëndimit, platforma qytetërimi beduine dhe në pamundësi për të prodhuar ofertë qytetëruese alternative për Perëndimin dhe banorët e Planetit, ofrojnë qasje qytetëruese depresive që nuk i pranon asnjë mendje e shëndoshë njerëzore dhe hakmerren me vrasjen dhe shkatërirmin e kundërshtarëve të tyre. Këta nuk janë domosdoshmërisht me mjekra të gjata dhe me burka, por sot janë rruar, janë kollarisur, janë moderuar në artikulim dhe në qasje, madje mund të veshin edhe bikini e minifund. Nuk ka terrorizëm islamik, por terrorizëm ideologjik, politik, ushtarak, me burim frymëzimi dogma të caktuara islame ka dhe janë rreziku më i madh për islamin vetë sesa për Perëndimin të cilin pretendojnë se duan ta zëvendësojnë. Nisur nga sa u tha më sipër, të gjithë ata që besojnë tek këto ideologji e kanë në mendjen e tyre nga mëngjesi në darkë shëmbjen e Amerikës dhe të gjitha kullave të saj, edhe në ato raste kur nuk kanë mundësi ushtarake, ekonomike, logjistikë për ta realizuar këtë. Lëvizjet islamike të kësaj gjinie kanë qenë aleatë të Perëndimit dhe të Amerikës, në luftën e tyre kundër Ish Bashkimit Sovjetik dhe gjatë kohës së përplasjes së tyre të përgjakshme me komunizmin dhe Rusinë në Afganistan. Pasi përfundoi lufta u prishën kontratat dhe loja mori kah tjetër.
- Nisur nga sa u tha më sipër, nuk kam ndonjë mundësi të madhe llogjike, apo analitike për të refuzuar variantin, që Al Kaeda dhe Osmana Bin Laden kanë qenë përgjegjëse për sulmin terrorist të 11 shtatorit, edhe pse unë e kam rregull në aktivitetin tim studimor e hulmtues, që të jem dyshues në gjithcka për nevoja të respektit të minimumit të inteligjencës dhe për nevoja të së vërtetës që i duhet njerëzitmit, të gjithë njerëzimit pa asnjë dallim. 11 shtatori ishte dita që ndryshoi botëm njëherë e përgjithmonë nga sulemt e Al Kaedës për arsyen e mundshme të prishjes së kontratës me amerikanët, dhe solli aq shumë viktima në Lindjen e Mesme, më pas në Irak, Afganistan dhe në vende të tjera që pasuan. Ky terror amerikan ndaj miliona jetëve të popullsive të pafajshme në botën islame e mbushi edhe njëherë plot kupën e urrejtjes ndaj Perëndorisë Amerikane që ushqen automatiksiht dogmën kriminale të Al Kaedës dhe kjo do të zgjasë edhe për disa kohë të papërcaktuara qartë. Sot ka një pjesë të madhe njerëzish të botën islame, që ëndërrojnë të shemben edhe disa kulla të tjera në Neë York, njëlloj si dy dekada më parë, edhe kur shkojnë të bëjnë fotot në “Time Square” në Neë York apo tek kangjellat përballë Shtëpisë së Bardhë në Uashington dhe përfituesit më të mëdhenj të kësaj sigurisht do të jenë Kina dhe Rusia e Putinit.
- Amerika sot është fuqia më e madhe ushtarake dhe ekonomike e Planetit dhe është plotësisht e pamundur që të rrëzohet nga jashtë (të paktën në letër) por përballë saj po lindin disa fuqi të reja që po duket se po duket se po ia kërcënojnë seriozisht fronin dhe duan t’ia heqin tapetin mbretëror nga këmbët. Duke qenë se Amerika ka qëndra studimore dhe agjensi kërkimore dhe i jep shumë rëndësi trurit, besoj se nuk do të rrijë duarkryq të presë si do të dorëzojë botën, por do të bëjë përpjekje për të siguruar të paktën edhe për një shekull tjetër supermacinë e saj edhe nëse do të duhet të bashkëqeverisë në Botën e Re. Amerikanët e kanë ditur prej vitit 1982 se në 2020 Kina e tejlkalon ekonominë amerikane.
- Nuk ka sot, në epokën e atomit, një fuqi ushtarake që mundet ta gjunjëzojë Amerikën nga jashtë dhe me të gjitha të mirat dhe të këqiat e Perëndorisë, njerëzimi apo banorët e Planetit nuk kanë ende një platoformë kineze, apo ruse, apo islame, apo të krishterë, apo budiste, që të kërkojë trasneferimin e tij nga eksperienca qytetëruese amerikane tek një alternativë e saj. Kësisoj, derisa të qartësohen platformat qytetëruese alternative të Amerikës dhe të bëhen të njohura për banorët e Planetit, na duhet të gjithëvë të presim dhe të investojmë dashuri në vend të urrejtjes, paqe në vend të luftës dhe humanizëm në vend të kafshërisë dhe besoj tek këto linja të përgjithsme takojnë pjesa më e madhe e banorëve të planetit me të gjitha konfesionet e tyre, dhe koloritin kulturor, politik, religjioz, etnik, krahinor që përfaqësojnë. Dashuria për njeriun, për amerikanin, për kinezin, për rusin, për arabin, për turkun, për anglezin, për francezin, për gjermanin, për shqiptarin, për serbin, për grekun, për të ziun, për të bardhin për të verdhin, për të kuqin, sepse njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë nga barqet e nënave të tyre dhe askush nuk mudnet t’i skllavërojë, sic thotë doktrina Omeri-ane islame e drejtësië.
- Sot bota dhe njerëzimi kanë nevojë për të rilexuar dhe rikuptuar në hapësirë dhe në kohë të gjitha diemnsionet e trashëgiminë botërore monoteiste dhe të çlirohet nga të gjitha dozat dhe llozhat e mendësive perandorake të urrejtjes dhe të supermacisë, racore, ideologjike e fetare që i ka investuar politika e urrejtjes përgjatë histoirsë tek teksti religjioz për nevoja të sundimit dhe të supermacisë apriori. që të ofron thejstësia e të qenit anëtar i një besimi fetar të caktuar që do të thotë sipas tyre që ti mund të drejtosh botën edhe duke qenë idiot, sepse ti i përket fesë, racës, cultures dhe gjakut superieor.
- Bota dhe njerëzimi kanë nevojë urgjente t’i rikthehen sot vërtetësisht kuptimeve të shenjta të pluralizmit religjioz, të cilin e desh Zoti vetë kur i krijoi njerëzit dhe i ndau ata në kombe, fise, popuj e fe të ndryshme pasi i kishte të gjitha mundësitë që t’i krijonte ata të gjithë njëlloj. Vetëm duke e ndjerë dhe duke e kuptuar thellësisht një orientim si ky, banorët e Tokës do të mund të gjejnë paqen e munguar dhe të dëshiruar prej të gjithëve. Aq paqe sa mund të jetë, sepse absolutja në kushte tokësore nuk ekzsiton. Pavarësisht se kjo mund të duket utopike apo e parealizueshme, për arsye të natyrës agresive njerëzore dhe instikteve shtazore për sundim dhe dominancë që komandojnë shpesh, njerëzimi duhet të vazhdojë të investojë energjitë pozitive, intelektuale dhe njerëzore kudo ku ato gjënden për të ndërtuar të gjithë bashkë infratstrukturën dhe terrenin ideologjik, politik, kulturor, human që na duhet për t’i bërë ballë luftës dhe projeksionit Satanist të prezantuar nga agjendat e bijve të errësirës dhe unë jam thellësisht i bidnur se njerëzimi do t’ia dalë t’i bashkojë energjitë për ta formësuar një projeksion që e mbron atë prej zhdukjes dhe shfarrrosjes, nëse nuk është fundi.
- E vetmja fuqi që mundet ta shembë Amerikën është Amerika vetë. Nënkuptoj me këtë, shëmbjen e Amerikës nga brenda dhe rënien e sistemit të saj të vlerave. Siç e kam përmendur më sipër në fillim të shkrimit, unë nuk kam besuar kurrë se Amerika është rastësisht Perandoria më e madhe dhe më e fuqishme e Palnetit. Ajo gjëndet në atë pozicion, apo është është gjendur deri tani, për arsye të sistemit të saj të vlerave dhe të aftësisë së motorit politik amerikan për t’u projektuar si toka e shpresës, e ëndrrave dhe mundësive për të gjitha racat, popujt, kulturat dhe fetë e botës. Kam besuar prej fillimeve të studimeve të mia, themelin e çdo pushteti dhe të çdo perandorie. Themeli i pushteit është Drejtësia. Një Perandori do ta sundojë Botën ditën që do të vendosë Drejtësi dhe do të shembet kur të heqë dorrë prej Drejtësisë dhe sitemit të vlerave të ndërtuar mbi Drejtësinë. Drejtësia është sistemi raketor i pamposhtur që nuk ka fuqi në botë ta rrëzojë apo ta sfidojë. Kullat e Amerikës dhe qiellgërvishëset e saj, do të vazhdojnë ta prekin me krenari qiellin amerikan për sa kohë Amerika do të vazhdojë të qëndrojë tek themelet e etërve të saj themelues. Tek themelet e Drejtësisë, të Lirisë, të Demokracisë, të besimit në Zot, të familjes, të Pronës Private, të Ekonomisë së Tregut, të respektit të trurit, të mendjes, të shkencës, të inovacionit dhe të teknologjisë. Nuk ka organizatë terroriste, as Al Kaeda në Botë ta shembë Amerikën e Lirisë dhe të Drejtësië dhe njëkohësisht nuk ka CIA, FBI e Pentagon që ta ndalë shembjen e saj në rast se ajo nuk do të dijë të shpëtojë prej agjendave sataniste, neoliberiste, neomarksiste me projeksionet e tyre shkatërruese dhe armiqësore për natyrën njerëzore, për themelet identitare të racave, të popujve dhe të kulturave të botës. Populli amerikan dhe të gjithë popujt e botës, janë duke zhvilluar sot betejën më të ashpër dhe më të përgjakshme të historisë së njerëzimit, me agjendat globaliste, sataniste, vrasëse, shkatërruese, që promovojnë me ndihmën, bekimin dhe mbështetjen e elitave bankare, politike e kulturoe shkatërrimin e familjes, të pronës, të besimit në Zot, në shkatërrimin e seksualitetit, të sensualitetit, të erosit, të jetës, të frymës, të dritës, të mirësisë, nëpërmjet promovimit shtetëror të fuqishëm të perversitetit seksual, të drogës, të ateizmit, të hashashit, të satanizmit, të abortit, të tradhëtisë, të depresionit kolektiv, të birësimit të fëmijës nga prindër të të njejtës gjini, më qëllim përfundimtar shkatërrimin e themeleve të qënies humane si paradhomë e transferimit të saj në qënie me instikte shtazore gjysmëdixhitale lëhtësisht e kontrollueshme prej sistemit të ri dhe prej elitave sipas projeksionit Great Reset 2030.
- Establishmeti neomarksist, neoliberist në krye të të cilave qëndron Soros (si perfaqesues i nje platforme me te madhe se vete ai) dhe te punesuarit e tij ne pjesne me te madhe te qeverive te botës, është e vetmja organizatë që mundet dhe që do ta shembë Amerikën, nëse amerikanët dhe të gjithë popujt e botës nuk do të mundet t’i ndalin. Ata do të shfaqen me parrulllat e mbrojtjes së Lirisë të Demokracisë dhe të Amerikës, por në thelb ata janë vrasësit dhe armiqtë më të përbetuar të Amerikës dhe projektuesit e shembjes dhe të rrënimit të saj përfundimtar pasi po e armiqësojnë Amerikën me të gjithë popujt e lirë të botës që nuk pranojnë agjendat antinjerëzore dhe qeveritë e korruptuara hajdute të maskuara me Amerikë. Bota është duke përjetuar sot një fazë tranzicionale shumë të rëndësishme që do të vendosë për të ardhmne e Rendit të Ri Botëror, për të ardhmen e Bordit të Ri Drejtues të botës, dhe deri sa kjo të ndodhë përfundimisht do të duhen disa vite, që do të jenë shumë të vështira për njerëzimin. Amerika do të ketë nevojë për aleanca të reja dhe luftëtarë të zotë në botën e re që po lind, në përplasjen që ka me Dragoin Kinez dhe derisa t’i kuptojmë aleancat e dhe lojën e saj të re, Evropa Katolike, Rusia Ortodokse, Kina Komuniste, (Turqia, Arabët, Persët) muslimanë, Afrikanët dhe Amrikano Latinët, do të presin pazarin e saj, ose do të bëhen gati për t’u hedhur nga ana tjetër, nëse nuk u vjen nga Perëndoria mëmë një Pazar i mirë! Pastë fat njerëzimi!
/Stopfake.al/