Revolucionarët Profesionistë të Sorosit …

Nga Ridvan Peshkopia –

Lenini, me mprehtësinë e tij praktike, zbuloi se kapitulli i fundit i Manifestit Komunist të Marksit ishte i shkruar shkel e shko dhe se do të kishte qenë e pamundur që klasa puntore të shpërthente papritur në revolucion, sado i thellë të ishte shfrytëzimi që përjetonte ajo. Kësisoj, Lenini iu përvesh punës për formulimin e teorisë së revolucionit. Sigurisht, si mendimtar mediokër që ishte, Lenini nuk mund të ndërtonte një teori të revolucionit të strukturuar sipas modeleve të njohura dhe epistemologjikisht të gjithëpranuara. Në thelb të teorisë që ai formuloi ishte se, revolucioni proletar nuk është diçka që ndodh papritur por se atë e pregatit Partia Komuniste.

Kjo parti nuk përbëhet nga puntorë por nga revolucionarë profesionistë, njerëz që nuk kryejnë asgjë tjetër përpos aktivizmit politik në funksion të marrjes së pushtetit. Kësisoj, bolshevikët e Leninit ishin thjesht një bandë e armatosur e cila goditi në Tetor 1917 aty ku pushteti i Kerenskit ishte më i dobët dhe morrën pushtetin me grusht shteti. Modeli i prakticitetit gjenial të Leninit frymëzoi lëvizje të tjera të dhunshme të majta si fraksionin musolinian të PARTISË SOCIALISTE italiane me Këmishat e veta të Zeza apo trupat goditëse SA të udhëhequra nga Ernest Rohm të NACIONAL-SOCIALISTËVE të Hitlerit.

Bashkohuni me Patriotik Media Telegram Chanel këtu: https://t.me/patriotikmedia

Deri në dekadën e fundit të Shekullit XX, e majta perëndimore e kishin mbështetur dhunën e vet kryesisht te anarkistët apo thjesht përfitonin në mënyrë të jodrejtpërdrejtë nga dhuna e Brigadave të Kuqe të financuara nga Bashkimi Sovietik dhe/apo Kina. Por në 1978 Kina e Teng Hsiao Pinit ndryshoi kurs ndërsa nga viti 1986 Bashkimi Sovietik u përfshi nga Perestojka dhe Glasnosti. Kësisoj, e majta perëndimore mbeti pa revolucionarët e vet profesionistë dhe, si rrjedhim, pa detashmentet e veta goditëse. Me diskretitimin e modelit sovietik të qeverisjes dhe mbetjen pa revolucionarët e vet profesionistë, e ardhmja e të majtës dukej aq e zymtë sa intelektualë mediokër të llojit të Frensis Fukijamës [Francis Fukyiama] i kënduan elegji luftës ideologjike dhe saksionuan triumfin përfundimtar të sistemit liberaldemokrat.

Ajo çka kishte kaluar nën radar të vëzhguesve ishte një lëvizje e vogël por e qëndrueshme e rrënjosur në marksizëm por me perspektiva praktike shumë më të prekshme se sa utopia marksiste. Të mbledhur rreth Shkollës së Frankfurtit menjëherë mbas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, militantët e majtë të kësaj lëvizjeje i brente shqetësimi se ku gaboi Marksi kur parashikoi se, në rastin e një lufte të përbotëshme, proletarët e vendeve ndërluftuese do bëhen bashkë dhe do t’ia kthejnë armët kundër borgjezisë. Sipas tyre, kjo nuk ndodhi sepse kategorizimi social i Marksit ishte i gabuar. Koncepti “proletar” është një sajesë marksiste pa kurrfarë përmbajtje sociale (nuk ekziston askush në botë që të jetë pronar vetëm i krahëve të veta të punës — individët, edhe kur nuk kanë pronë fizike, kanë pronë intelektuale, dijnë diçka, kanë një profesion). Sa i takon puntorisë, ajo nuk mund të ishte antagoniste e industrialistëve pasi të dy këto kategori ishin të fituarit e Revolucionit Industrial. Por sigurisht ata nuk mundej të ndriçonin faktin se mikroborgjezia ishte ajo forcë reaksionare, humbëse nga industrializimi (si mikroborgjez që ishte, kjo shpegon shumë për zëmërimin e Marksit me industrializimin) antagoniste me bllokun e përbashkët puntorë-borgjezë; antarët e Shkollës së Frankfurtit ishin të gjithë përfaqësues të mikroborgjezisë, ashtu siç ishte dhe mbeti çdo lëvizje marksiste në botë qysh nga formulimi fillestar i marksizmit. Deri në këtë pikë, problemi ishte identifikuar por zgjidhja konceptuale ende nuk ishte propozuar.

Këtë e bëri Herbert Markuzi [Herbert Marcuse]. Markuzi, ashtu si edhe antarë të tjerë të Shkollës së Frankfurtit, u larguan nga Gjermania mbasi Hitleri mori pushtetin dhe emigroi në ShBA. Në këtë vend, universitetet amerikane (në rastin e Markuzit, Kolumbia) u afruan atyre paga dhe zyra pa u kërkuar atyre të bënin ndonjë punë. Kur mbas luftës pjesa më e madhe e antarëve të Shkollës së Frankfurtit u kthyen në Gjermani, Markuzi vendosi të qëndronte në ShBA për të përhapur versionin e tij të marksizmit dhe, si rrjedhim revolucionin, në vendin që e mikpriti kur jeta e tij ishte në rrezik. Ai u bë një aktivist i thekur dhe pjesëmarrës i rregullt në lëvizjet revolucionare të hipinjve të droguar që kërkonin liri seksuale. Në këtë traditë, ai shkroi veprën e tij Erosi dhe Qytetërimi, duke teorizuar se historia e Qytetërimit Perëndimor mund të interpretohej si shtypja e njeriut kundër njeriut nëpërmjet shtypjes seksuale që hierarkitë ekzistuese kishin ndërtuar. Me pak fjalë, klasat sunduese i mbanin shtypur klasat e shtypura nëpërmjet normave morale të shtypjes seksuale si ndalimi i seksit paramartesor, veshje që pengonin dallimin e pjesëve sensuale apo seksuale dhe në përgjithësi tabuja e seksit në kulturën e deriatëhershme perëndimore.

Nga këtu, Markuzi hodhi edhe një hap përtej dhe gjeti përgjigjen që Shkolla e Frankfurtit e kërkonte prej pothuajse një gjysëm shekulli: konflikti social nuk është mes proletarëve dhe borgjezëve por mes të shtypurve dhe shtypësve. Neomarksizmi mori formë.

Tani që thelbi i konfliktit u gjet (neomarksizmi është mes atyre ideologjive reaksionare si komunizmi, socializmi, fashizmi, nazizmi, feminizmi, që e shikojnë shoqërinë njerëzore si të zhytur në konflikt social — klasor, racor, gjinor) duheshin formuluar kategoritë sociale në konflikt: cilët ishin të shtypurit dhe cilët shtypësit? Meqë kategori të tilla janë thjesht sajesa konceptuale, ato duheshin sëndërtuar socialisht me një metodologji subjektiviste të quajtur social-konstruktivizëm. Një armatë e tërë profesorësh marksistë në universitetet amerikane përqafuan këtë ideologji të re dhe iu përveshën punës për sëndërtimin e këtyre kategorive. Mbas gati gjysëm shekulli punë, tashmë ato kategori janë formuluar qartë dhe shtypësit janë identifikuar si meshkujt e bardhë heteroseksualë (madje po të jenë të krishterë janë edhe më shtypës) dhe të shtypurit janë koalicioni i minoriteteve, duke filluar me gratë, njerëzit me ngjyrë, homoseksualët, transeksualët, emigrantët dhe cilido lloj minoriteti që nuk bie brenda kategorisë së mashkullit të bardhë heteroseksual të krishterë.

Tani që dy kategoritë ishin identifikuar, neomarksistëve po u mungonin revolucionarët profesionistë, detashmentet goditëse që u kishin shërbyer aq mirë revolucionarëve të tjerë të majtë si Lenini, Musolini apo Hitleri. Këtu u shfaq një spekulant financiar amerikan, një emigrant hungarez i cili kishte ndërtuar pasurinë e tij duke plaçkitur thesarin e shteteve nga Britania e Madhe e deri në Malajzi, Xhorxh Sorosi. Qysh nga fundi i viteve 1980a, ai kishte filluar të rekrutonte intelektualë të majtë në Perëndim dhe më pas zyrtarë ish-komunistë të nivelit të mesëm apo intelektualë të majtë në vendet që po përmbysnin komunizmin. Në një rrjet të gjerë dhe mirëfinancuar që ai e quajti “Shoqëria e Hapur” ai paguante para për veprimtari që dukej se shkonin për fuqizimin e këtyre minoriteteve, por të cilat në fakt shërbenin thjesht si një mënyrë për të financuar detashmentet goditëse të lëvizjes neomarksiste, pak a shumë ashtu si Lenini kishte bolshevikët e vet, Musolini kishte Këmishat e Zeza dhe Hitleri kishte trupat SA.
Por ndryshe nga revolucionet e dhunshme të mëparshme, neomarksistët do ndiqnin tjetër strategji. Bazuar në shkrimet e Antonio Gramshit dhe frymëzuar nga një referencë nga Marksi se çdo epokë mbart idetë e klasave të veta sunduese, fillimisht neomarksistët e drejtuan luftën e tyre kah kultura, çka i dha kësaj ideologjie edhe një emër të dytë, Marksizmi Kulturor.

Kësisoj, tani detyra e detashmenteve të revolucionarëve profesionistë të Sorosit ishte sulmi ndaj institucioneve kulturore dhe sociale të vendeve ku ata vepronin. Ashtu si stalinistët sajonin luftë klasash edhe atje ku ajo nuk ekzistonte (duke sajuar kulakë apo armiq të popullit) ashtu edhe soroistët iu përveshën punës për sajimin e konfliktit edhe atje ku ai nuk ekzistonte. Dhe, besnikë të traditës marksiste, ku mendoni ju se do ishte pika e goditjes? FAMILJA TRADICIONALE. Papritur, familja tradicionale, ajo që i kishte mbajtur njerëzit të bashkuar dhe në një farë mënyre të mbrojtur për shekuj e shekuj, na doli se paska qenë çerdhe e dhunës (e burrit kundër gruas, sigurisht, sepse kështu sugjeron modeli neomarksist) dhe se ajo nuk na paska qenë aspak ai institucion social që njerëzit e paskëshin konsideruar si kështjellën e tyre. Familja Tradicionale na paska qenë ai koncept patriarkal, sidomos kur një thelb kishte një burrë dhe një grua, me funksionin e vetëm hierarkik të sanksionimit të pushtetit të burrit mbi gruan. Fakte të njohura botërisht se bashkëpunimi ndërgjinor është ku e ku më i shumtë dhe i fuqishëm se konflikti ndërgjinor u injoruan sipas një tradite tashmë të konsoliduar pseudoshkencore marksiste. Modele të tjera si mosmartesa, divorci apo martesa brenda gjinisë u ofruan dhe madje inkurajuan si alternativa por në thelb ato ishin vetëm mënyra për të shkatërruar konceptin tradicional të martesës. Ashtu si edhe ideologji të tjera totalitare që patën sulmuar institucione të pavarësisë sociale si institucionet fetare (komunizmi) apo akademike (nazizmi) apo tregu (fashizmi), një ideologji totalitare si neomarksizmi nuk mund të lejonte konkurrencë në të vërtetën e saj absolute të presupozuar.
Duke ndjekur modele të njohura të uzurpimit të pushtetit nga e majta, skemat revolucionare neomarksiste funksionojnë kësisoj:

Së pari blehen politikanë dhe për këtë përdoren bursa studimi jashtë vendit për ta apo të afërm të tyre, punësim në rradhët e detashmenteve të revolucionarve profesionistë të Shoqërisë së Hapur apo projekte ku vetëm thërmijat shkojnë për problemin konkret ndaj të cilit vepron projekti ndërsa pjesa e luanit shkon për revolucionarët profesonistë. Këta revolucionarë profesionistë sot quhen “aktivistë të shoqërisë civile” por asgjë civile nuk ka tek ata. Këta aktivistë janë thjesht trupa paramilitare të partive të majta në vendet ku veprojnë dhe shpesh, fshehurazi apo edhe haptasi, kryejnë funksione shumë të qarta politike në shërbim të partive të majta apo partive të djathta që prej tre dekadash tashmë e kanë tradhëtuar të djathtën. Sipas rastit dhe kur është e nevojshme, ata protestojnë për probleme inekzistente, organizojnë parada homoseksualësh apo rituale të tjera ceremoniale që më shumë shërbejnë si zbor për këto detashmente, si një mënyrë për t’u mbledhur bashkë dhe stërvitur për ditën e duhur, ditën e sulmit. Si rrjedhojë, politikanët pro-soroistë në qeveri i interpretojnë këto protesta si “zërin e popullit” dhe instalojnë politikat që ato kërkojnë.

Por kërkund këto detashmente revolucionarësh profesionistë nuk janë shfaqur më qartë dhe më dhunshëm se sa në ShBA në verën e viti 2020. Nxitur nga vdekja aksidentale e një krimineli të zi të droguar në duart e një polici të bardhë, i cili po kryente një procedurë të aprovuar arrestimi, Partia Demokrate hodhi në sulm paramilitarët e vet të financuar nga Sorosi në rrjete të organizuara si Black Lives Matter dhe Antifa. Detashmentet e këtyre paramilitarëve dogjën qytete anembanë Amerikës, shkatërruan institucione, grabitën dhe dogjën dyqane, dogjën kisha (e ku ka revolucion bolshevik pa djegur institucione fetare) vranë kundërshtarë politikë dhe ndonjëherë aksidentalisht edhe njeri tjetrin (35 të vrarë gjithsej) dhe zhytën shoqërinë në një kaos të tillë sa vetëm nënshtrimi i votuesve të frikësuar apo vjedhja masive e votave do të mund të sillnin rezultatet e kërkuara në zgjedhjet presidenciale të atij viti. Edhe kur policia arrestonte paramilitarë të këtyre detashmenteve të revolucionarëve profesionistë, prokurorë të zgjedhur me financimin e Sorosit i lironin ata pa kurrfarë akuze.

Detashmentet e revolucionarëve profesionistë të Sorosit në Shqipëri e Kosovë bien përsosshmërisht brenda modelit që sapo përshkrova. Burra të mëdhenj si Viktor Orbani apo politikanë të vendosur si Putini e kanë zgjidhur shumë thjeshtë këtë problem, por Shqipëria jonë e vogël dhe e varfër është një kafshatë e lehtë për soroistët e qeverisë dhe detashmentet e veta të revolucionarëve profesionistë në “shoqërinë civile” të saj. Unë vetë jam i pafuqishëm, pa zë dhe, kësisoj, ashtu si Migjeni, veçse po pres Mbinjeriun.

/Stopfake.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Rivaliteti mes Ramës e Veliajt nuk ekziston …
Next post Mbi 400 mjekë Profesionistë shpallin krizë mjekësore ndërkombëtare për shkak të lëndimeve dhe vdekjeve nga vaksina Covid …
error: Ky publikimet jane te mbrojtura