
Kriza e rëndë/ Shifrat: Rënie drastike e nxënësve dhe mësim me dy turme …
Kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe kryebashkiaku i Tiranës e nisën vitin e ri shkollor pa thënë asgjë konkrete për dramën e madhe të shpopullimit.
Mendohet se 30 mijë nxënës më pak do të ulen në bankat e shkollave sivjet.
Bashkohuni me Patriotik Media Telegram Chanel këtu: https://t.me/patriotikmedia
Këtë vit shkollor pritet të nisin klasën e parë vetëm 29 mijë fëmijë, rreth 4% më i ulët se një vit më parë. Ekspertët e arsimit pohuan se ky numër do të ishte edhe më i ulët nëse Ministria e Arsimit nuk do të kishte ulur kriteret e moshës së pranimit në klasën e parë.
Rënia shihet të jetë më e fortë për shkollat e mesme. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit që i referohen rezultateve paraprake janë regjistruar në klasën e 10 rreth 28 mijë nxënës në vitin akademik 2022-2023 nga rreth 31 mijë vitin kaluar akademik me një rënie gati 9 për qind. Rënia më e madhe në ketë grup-moshë, veç të tjerash i dedikohet emigracionit të lartë te të rinjve minoren.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se ishin të regjistruar në arsimin 9-vjeçar në vitin 2021 ishte 278 mijë nxënës me një rënie vjetore 3 për qind ndërsa në 10 vite rënia ishte 34 për qind. Po sipas INSTAT vitin e kaluar akademik ishin të regjistruar në arsimin e mesëm rreth 103 mijë nxënës më një rënie vjetore 4.1 për qind dhe 31 për qind më pak se në vitin 2010. Rezultatet finale të regjistrimeve pritet të përpunohen në fund të muajit shtator për shkak të regjistrimeve me disa raunde në E-albania ketë vit.
Por një tjetër dramë e madhe mbetet mësimi me dy turne.
Në të paktën 22 shkolla, nxënësit dhe mësuesit do ta zhvillojnë mësimin deri në orët e vona të mbrëmjes. Edhe pse qytetarët e Tiranës kanë paguar një taksë ekstra, sërish fëmijët e tyre do të shkojnë në shkolla me turne./Syri.net/
/Stopfake.al/