Sot dua të kujdesem për ty …

Sot do të doja të kujdesesha për ty , vetëm nëse do…, vetëm nëse më lejon…
E di që je e lodhur nga kaq shumë beteja , dhe sot do të doja të pushoje të paktën pak… më shumë se cdo gjë tjetër në jetë…
E di që nuk është e lehtë , por di që ti nuk dorëzohesh kurrë…
E di që je gjithmonë plot dashuri , kudo ku ke qënë ke dhënë zemrën pa e menduar , të gjithëve , gjithmonë ke ndihmuar njerëzit , edhe me cmimin e jetës tënde…
E di që të është kthyer përmes mohimit , e megjithatë ti nuk pushon së ndriçuari ndaj të tjerëve…
Sot do doja të të dhuroja gjithë dashurinë time , të cilën e kam dhe mundem , në emër të gjithë asaj dashurie që ke dhënë gjithmonë , sepse ti me embëlsine tënde me ndihmove te shkëlqej përsëri…
Bëre një ndryshim , dhe nuk kërkove asgjë në këmbim…
Sot do doja të të mbushja me kënaqësi , por më shumë se çdo gjë ato që shkojnë drejtpërdrejti në shpirt…
Ke një zemër kaq të bukur…
Eja , sot kujdesem une për ty…
Më lejo të jem streha jote sot dhe të të jap gjithë ngrohtësinë…
Nesër do të luftosh përsëri…
Me mua nuk të duhet të mbrohesh , nuk do të të lëndoj , sot dua vetëm të kujdesem për ty…
Kur të zbardhë mund të vishesh përsëri , por sot të kërkoj vetëm një gjë… lejo veten të të duan…
Të premtoj se nuk do të prek plagët e tua , nëse nuk do që t’i përkëdhel me gjithë dashurinë time , me të njëjtën dashuri që vetëm ti di ta zgjosh…
Relaksohu…
E di , ti ke plagët e tua… dhe unë krahët e thyer… Ne jemi njësoj…
Sot lejoje veten thjesht të duash…
Nesër do të jetë një ditë e re…
Ti do të kthehesh në betejat e tua dhe unë do të kthehem në të miat !
Por , me pak më shumë dashuri…

/Stopfake.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Kostoja e përshkallëzimit të Putinit në Ukrainë është tashmë e qartë …
Next post Ish-nëpunësi ligjor për drejtësinë Gorsuch tregon pse bastisja e Mar-a-Lago bazuar në deklaratën e sotme ishte “e paprecedentë … e panevojshme dhe … e paligjshme” …(Video)
error: Ky publikimet jane te mbrojtura