
Ajo që po e shkatërron PD-në për herë të dytë është lufta midis të vjetrës dhe të resë …
Nga Evi Kokalari –
Ky është moment kyç që do tregoj kë do zgjedhë PD-ja, meritokracinë apo manipulimin, qëndrën apo të djathtën?
Rrugë të mesme nuk ka.
Puna e shumë nga ne që ndihmuam nga larg tashmë ka mbaruar. U angazhuam sërish kur pamë që po rrëshqiste në po të njëjtën greminë nga e cila e nxorrëm, por nëse ju nuk keni dëshirën të shpëtoni veten, asnjë ndihmë nga jashtë nuk do t’ju bëj derman. Ndoshta e meritoni të prekni njëherë fundin e greminës që të ngriheni në këmbë ashtu siç duhet.
Nëse jeni të lodhur nga censura, anuloni mediat e kapura dhe Bashkohuni me Patriotik Media Telegram Chanel këtu: https://t.me/patriotikmedia
Zoti ju bekoftë, se seriozisht e keni shumë të nevojshme.
Ndërkohë, unë do ti kthehem jetës time në Amerikë, bisnesit, politikës dhe miqve të mi të mrekullueshëm.
Do vi në Shqipëri për ato miqësi që krijova gjatë kësaj kohe, ku hyjnë njerëz të politikës, medias dhe bisnesit. Do vazhdoj të angazhohem me konservatorizëm të pastër në Balkan dhe në Europë. Kemi shumë plane në të ardhmen për këtë, ama kurrë nuk do lejoj më njëri të ma çoj të gjithë atë energji dhe mund kot, vetëm e vetëm që të fuqizoj po ata që kanë qënë dhe janë pjesë e kastës politike që ka shkaktuar gjëndjen ku Shqipëria është sot.
Shihemi herë pas herë në TV Shqiptare, dhe uroj të vazhdoni të më ndiqni në këtë profil. Si gjithmon do postoj mendimet dhe opinionet e mia pa filtra, ashtu siç kam bërë gjithmon.
Dhe për ta mbyllur, dua t’ju tregoj një episodë;
Në një nga rrugëtimet në Shqipëri, u ula për kafe me Aurel Plasarin, të cilit me naivitetin më të madh, po i përgjërohesha t’i bashkohej PDsë së Rithemeluar.
E qeshura e tij më kumbon në vesh edhe sot!!
/Stopfake.al/