
Edhe Stalingradi, kishte rënë!
Nga Kreshnik Osmani –
Në zemër të Tiranës, në zonën e ISh Bllokut, kalova pranë një meso burri që ndoshta e kishte me siklet të hynte në bisedë, pasi unë isha në ecje e sipër. Kur i kalova pranë, e ngriti zërin me tone pak më të larta se sa flet njeriu me veten dhe tha; “ehhh si do të shkojë kjo punë.”
E kuptova që po më përcillte mesazh dhe i thashë:
Më mirë do të bëhet, pa merak do të kalojë edhe kjo.
Zotëria e kuptoi që unë e kisha marrë pasën e tij dhe ia kisha kthyer dhe hyri direkt në bisedë.
Zotni Kreshnik, më tha: a e ke parë filmin me Kanan Tafilin?
Po i thashë. Shtigje Lufte.
A e mban mend kur fliste i madhi dhe e pyetën Kananin, hë a e kupton c’thotë shoku Tarras?
Kanani i tha: Po e kuptoj shumë mirë, por nuk di t’i lidh fjalët si ai.
Po – i thashë- kështu ishte, fiks-.
Nëse jeni të lodhur nga censura, anuloni mediat e kapura dhe Bashkohuni me Patriotik Media Telegram Chanel këtu: https://t.me/patriotikmedia
Ti më tha mua, je njëlloj si shoku Tarras, hyn ke mendja ime, i merr mendimet, i lidh, i qep, i paketon dhe na i thua me një qartësi brilante.
E kuptova që nuk ishte lajkaxhi, sepse unë nuk jam njeri pushteti, as ndonjë biznesmen i madh dhe njerëzit përgjithësisht nuk kanë asnjë interes të më bëjnë fresk, a të më thurin elozhe.
Zotëria ndoshta na lexon, edhe në këtë moment, sepse më tha, sa hap sytë në telefon shkoj të shoh c’ke thënë sepse je shumë i hidhur, pë rata që të kuptojnë.
Në fillim, druhesha se mos po më bën ndonjë skemë, sepse më krahasoi me shokun Tarras, por më pas mendova se mund të ishte nostalgjik i Vilës 31 shumë pranë që aty, por edhe këtë ma largoi nga mendja si opsion, kur më tha se ishte opozitar dhe mezi po priste që të shkulej Regjimi, por se duhej të bashkoheshim të gjithë. Ajo zonë në fakt, është e populluar prej nostalgjikëve dhe kryesisht të majtëve, dhe rrallë kam parë aty opozitarë, përvec rasteve kur kalojnë për ndonjë kafe, takim, bisedë apo për ndonjë dallaver.
Burri i mencur, më ftoi për kafe dhe më la të kuptoj se të gjithë tashmë janë të neveritur dhe po u pëlcet zemra, të shohin ndryshim.
Unë i thashë po bëj aq sa mundem dhe do të vijoj. U gëzua shumë dhe i vlerësoi minutat që ia dhurova. Më dha leje për t’u larguar dhe i dhashë premtimin se kafen do ta pijmë njëherë tjetër.
Vijova rrugën i qetë dhe nisa të flas me veten, me kujdesin që duhet për të mos u dukur idiot. Revolta dhe neveria ka pushtuar Stalingradin në Tiranë, thashë me vete, imagjinoje c’bëhet në cepat e tjerë. E vetmja mënyrë që keqbërësit e Shqipërisë të vijojnë punën e tyre të qetë, është që ne të rrimë kot.
Aty e kuptova se horrat kanë rënë dhe revolta bashkë me neverinë popullore tashmë kishte hyrë edhe në Stalingrad dhe se nuk mund të mbahej e fikur më me dhunë!
Po, po. Edhe Stalingradi, kishte rënë!
/Stopfake.al/